Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tashmë ka shpallur rezultatet e para nga zgjedhjet parlamentare. Kreu i KSHZ-së, Oliver Derkoski tha se vonesa për shpalljen e rezultateve ka ndodhur për shkak të zgjatjes së orarit të votimit deri në ora 21:00 për shkak të situatës me pandeminë.

“KSHZ-ja ka procedurë në bazë të të cilës i pranon të gjitha materialet zgjedhore nga Komisionet Komunale Zgjedhore. Gjatë natës dhe deri sot në orët e pasdites KSHZ-ja ka punuar pa ndërprerë dhe i ka pranuar materialet zgjedhore nga KKZ-të. Këtë herë ndoshta kjo u duk pak më gjatë, diku 2-3 orë, por u shkaktua nga arsye të kuptueshme dhe kjo është afati i zgjatur i votimit gjatë ditës së votimit dhe kjo bëri që disa KKZ me materialet e tyre të arrijnë sot pasdite. KSHZ-ja e vërteton materialin zgjedhor vetëm dhe në bazë të procesverbaleve numër 16 të vendvotimeve dhe procesverbaleve numër 21 të KKZ-ve. Për këtë arsye, i përgënjeshtroje të gjitha spekulimet dhe lajmet e rreme që u përhapën sot në opinion. Po ashtu, dua të theksoj se as nga serveri dhe as nga sistemi i KSHZ-së nuk ka pasur dhe nuk ka pasur mundësi të shfaqen informacione me “screenshot” për vendvotime te caktuara që tregojnë rezultate të rreme. Një gjë e tillë nuk ekziston. Këtë e them me përgjegjësi”, tha Oliver Derkoski, kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…