Gjykata e Apelit në Shkup e ka refuzuar ankesën e Arqipeshkvisë Ortodokse të Ohrit (AOO). Kjo arqipeshkvi ndryshe njihet si “kisha e Jovan Vranishkovskit”. Gjykatat, që thuajse çdo ditë regjistrojnë bashkësi të reja islame, kanë refuzuar regjistrimin e “Kishës së Vranishkovskit” edhe pse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazbur ka sjellur aktvendim në bazë të cilit kjo Aripeshkvi duhet të regjistrohet.
“Madje pas tre viteve e gjysmë të ‘studimit dhe mendimit bazik’, Gjykata themelore civile në Shkup, në janar të vitit 2021 e ka refuzuar kërkesën e Arqipeshkvisë ortodokse të Ohrit për plotësim të aktvendimit të Gjykatës së Strasburit për regjistrim të kësaj bashkësi fetare, me arsyetim të thjeshtë se ashtu paska qenë dëshira e ministrit të parë Zoran Zaev, për të cilin nuk është sekret, që për të gjitha çyshtjet fetare është i indoktrinuar nga mitropoliti i Strumicës i KOM-it të papranuar, Naum”, thuhet mes tjerash në reagimin e AOO, ku poashtu akuzohet edhe presidenti Stevo Pendarovski.
Njohësit e rrethanave fetare, por edhe ish kryetari i Bashkëisë Fetare Islame të Maqedonisë, H.Sulejman ef.Rexhepi, kanë vlerësuar se në këtë mënyrë shteti direkt favorizon Kishën Ortodokse Maqedonase, në raport e bashkësitë tjera fetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…