Deri në 40 vende mund të bojkotojnë Lojërat Olimpike të ardhshme, duke e bërë të pakuptimtë të gjithë ngjarjen, tha ministri i sportit dhe turizmit i Polonisë, Kamil Bortniczuk, shkruan BBC.

Komentet e tij erdhën pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan së bashku një plan të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për t’i lejuar rusët dhe bjellorusët që të konkurrojnë në 2024.

Ukraina ka kërcënuar se do të bojkotojë Lojërat Olimpike të Parisit nëse kjo ndodh.

Por IOC tha të enjten se çdo bojkot vetëm do t’i “dënojë atletët”.

Bortniczuk tha se ai besonte se do të ishte e mundur të ndërtohej një koalicion prej 40 vendesh, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, për të mbështetur një bllokim në planet e IOC-së përpara një takimi më 10 shkurt.

IOC njoftoi javën e kaluar se do të “eksploronte një shteg” për t’i lejuar atletët rusë dhe bjellorusë që të garojnë në Paris nën një flamur neutral, duke shtuar se “asnjë atlet nuk duhet të pengohet të garojë vetëm për shkak të pasaportës së tyre”.

Kjo masë shkaktoi dënime, me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar që tha se plani ishte një “botë larg realitetit të luftës”.

Ministri i sportit i Ukrainës, Vadym Guttsait, tha se organet sportive të vendit duhet të “forcojnë komunikimin” me federatat ndërkombëtare për të mbajtur në fuqi një ndalim për atletët rusë dhe bjellorusë, i cili u vendos nga komiteti ekzekutiv i IOC-së menjëherë pas pushtimit rus në Ukrainë në shkurt 2022.

Megjithatë, presidenti i IOC-së, Thomas Bach, ka thënë që atëherë kjo ishte menduar vetëm si një masë “mbrojtëse” ndaj atyre atletëve dhe tani këmbëngul se ata nuk duhet të diskriminohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ministrat e Jashtëm të G-7 mblidhen për bisedime në Londër

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në Londër për bisedime me…

442 raste të reja me koronavirus në Kosovë

442 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të…

“Putin do të dështojë”/ Komisioni Europian: Anëtarët e Unionit të ulin konsumin e energjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Vladimir Putin…

Qasja e Serbisë ndaj Bjellorusisë dhe negociatat e saj të anëtarësimit në BE

Disa javë pasi Bashkimi Evropian miratoi një deklaratë ku dënonte Bjellorusinë për…

LSDM për rastin e Muhamed Zekirit: “Secili duhet të mbajë përgjegjësi për vete”

LSDM ka reaguar në lidhje me paraburgimin e Muhamed Zekirit, si dhe…