Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt, tha se Bashkimi Evropian duhet t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë, pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për Kosovën.

Alt në një deklaratë për DW-në tha se Vuçiq me deklaratën e tij se do t’i bëj të gjitha përpjekjet për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën si pjesë përbërëse tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij.

“Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithsesi të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuçiq po rrit njëkohësisht bashkëpunimin me Kremlinin dhe po nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Prandaj negociatat e pranimit të Serbisë në BE duhet të ngrihen menjëherë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

OBSH: COVID-19, dhjetë herë më vdekjeprurës sesa gripi H1N1

Koronavirusi i ri është dhjetë herë më vdekjeprurës sesa virusi përgjegjës për…

Anija e pafuqishme përballë stuhisë dhe dallgëve të mëdha

Anija gjigante italiane “Costa Deliziosa” është përfshirë nga stuhia e fuqishme dhe…

Karaxhovski: Pas përfundimit të pandemisë do të hulumtojmë nëse virusi ka qenë prezent më herët

Epidemiologu nga Instituti i Shëndetit Publik, Zharko Karaxhovski gjatë konferencës së sotme…

OBSH apel të rinjve: Nuk jeni të pathyeshëm ndaj Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetit ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për të…