Në seancën e fundit të Parlamentit të Serbisë, përveç Shaip Kamberit, deputetit të vetëm shqiptar që i tha në sy Aleksandar Vuçiqit se s’ka çka kërkon në Kosovë, ishte edhe një deputet serb që i ia numëroi presidentit serb të vërtetat që publiku në Serbi privohet t’i dijë.

Bëhet fjalë për Mirosllav Aleksiq, shefin e Grupit Parlamentar të NS-së (Narodna Stranka – Partia Popullore), e cila udhëhiqet nga Vuk Jeremiq, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë.

Në fjalimin e tij para deputetëve dhe Vuçiqit, Aleksiq e ka akuzuar Milan Radoiçiqin se po i maltreton serbët e Kosovës duke iu bërë presion dhe duke i shantazhuar madje edhe kush do të merr dru për dimër e kush jo.

“Po flasim edhe për problemet e serbëve që shkaktohen nga ata që tash ulen në ballkon (duke bërë me gisht nga lozha ku qëndronin përfaqësuesit e Listës Serbe). Sot keni thënë se ata janë përfaqësues të serbëve, jo ata janë përfaqësues të Listës Serbe. Ata janë të cilët i kanë lënë qytetarët e Kosovës në mëshirën e tyre”, ka thënë Aleksiq.

Tutje ai ka thënë se serbët në Kosovë kanë mbetur në mëshirën e njerëzve të Listës Serbe në krye me Milan Radoiçiqin.

“Milan Radojiçiq është në listë të zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndaj tij ekziston edhe një flet arrest dhe ky është njeriu që sot serbët në Kosovë i kërcënon duke iu bërë presion, duke i maltretuar dhe i ndanë në ata që do të kenë punë ose jo, në ata se a do të kenë dru për dimër ose jo, a do të kenë ndihmë sociale, se do ta kenë rroba dhe kështu me radhë”, ka thënë Aleksiq.

Ky fjalim i Aleksiqit është postuar në një profil në Facebook të serbëve të Kosovës dhe aty ka marrë shumë komente përgëzuese për këtë fjalim dhe për të vërtetën e serbëve që kërcënohen nga Radoiçiq dhe bandat e tij.

Radoiçiq dyshohet se është në mbrojtje direkte të Vuçiqit, ndërsa akuzohet për lidhje të drejtpërdrejta në vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq./kp/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Nuk miratohet rezoluta e Rusisë në OKB për krizën humanitare në Ukrainë

Një rezolutë e hartuar nga Rusia nuk ka kaluar në Këshillin e…

25 raste të reja me Covid 19

Ministria e Shëndetësisë informon se në Institutin për Shëndet publik gjatë ditës…

Rreth 5.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar kanë kërkuar azil në BE

Vitin e kaluar, 4.922 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kërkuan azil në…

Rasti i Oliver Ivanoviqit, dëshmitari i mbrojtur thotë se po kërcënohet me jetë ai dhe familja e tij

Pa praninë e medieve të premten ka vazhduar seanca në rastin e…

Edhe një skandal tjetër i BIK’ut, mishin e kurbanit e shpërndajnë me vetura që i bartin kufomat

Prerja dhe shpërndarja e mishit nga BIK për festën e Kurban Bajramit…