Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpritën njoftimin e Bashkimit Evropian për një ndalim të propozuar të naftës ruse, sipas një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit.
“Ne përshëndesim hapat e aleatëve dhe partnerëve tanë evropianë për të reduktuar varësinë e tyre nga nafta dhe gazi natyror rus duke diversifikuar burimet e tyre të energjisë dhe duke reduktuar konsumin në përputhje me qëllimet tona të përbashkëta klimatike,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, shkruan CNN.