Korrupsioni mund t’i groposë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe demotivon partnerët strategjik në mbështetjen ndaj rrugës Euro-integruese.

Ky vlerësim i Departamentit Amerikan të Shtetit i referohet ndryshimeve të fundit mbi Kodin Penal me të cilat veprat për “shpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “bashkëveprimi kriminal” tkurren në masa efektive, ndërsa shpërdorimi i fondeve publike abrogohet si dispozitë.

DASH vlerëson se Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbushë kriteret e premtuara në luftën kundër krimit të organizuar.

“Inkurajojmë Maqedoninë e Veriut që t’i përmbushë premtimet e saj për luftën kundër korrupsionit. Liderët e Maqedonisë së Veriut patjetër të tregojnë rezultate të dëshmuar dhe të përforcojnë luftën kundër korrupsionit, pavarësisë institucionale dhe të ndalojnë ndërhyrjen politike posaçërisht në gjyqësor. Kjo është thelbësore për arritjen e qëllimit, anëtarësimit në BE dhe kthimin e besimit të qytetarëve tek pushteti”, thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Administrata e Joe Biden përsërit se mbështetja e tyre në luftën kundër krimit të organizuar mbetet prioritet.

“Lufta kundër korrupsionit në nivel të Ballkanit Perëndimor është prioritet i administratës së Joe Biden. SHBA-të do të vazhdojnë t’i mbështesin Qeveritë, sektorin civil, mediat e pavarura dhe qytetarët në luftën kundër krimit të organizuar, çrrënjosjen e korrupsionit dhe rritjen e transparencës”, thonë tutje nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

SHBA-të vlerëson se të gjithë ata që kanë gabuar në raport me ligjin duhet patjetër të përgjigjen para drejtësisë e posaçërisht për veprat që ndërlidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin./Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vdesin tre pacient nga koronavirusi, numri i viktimave në vend shkon në 21

Alsat mëson se gjatë natës së djeshme në vendin tonë janë shënuar…

Haradinaj: Shteti shqiptar t’i jap nënshtetësinë të gjithë shqiptarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj ka folur për…

Johnson: Putin duhet ta kuptojë se nuk do të ketë sukses në Ukrainë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se presidenti i…

Ndalimi i boksierëve kosovarë në Serbi, Kurti tregon hapin e rradhës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar lidhur me ndalimin e ekipes…

Arrestohen 3 persona nga Tetova

Sot (13-mars) rreth orës 04:30, në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarë…