Personi i cili mbrëmë ishte arrestuar për shkak të dyshimit për lidhje me kërcënimet me bombat e vendosura në disa shkolla të mesme është marrë në pyetje dhe është kontrolluar shtëpia e tij.

“Me personin është zhvilluar bisedë zyrtare, në koordinim me Prokurorinë Publike është bërë kontroll në shtëpi, janë marrë disa sende për ekspertizë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Platforma e emëruar si Conservative.mk mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se personi i arrestuar për lidhje me kërcënimet për bomba në disa shkolla të mesme në Shkup është anëtari dhe aktivisti i tyre N.N., për të cilin thonë se është arrestuar padrejtësisht.

“Me përgjegjësi themi dhe mohojmë se anëtari ynë Nikolla ka çfarëdo lidhje me këto ngjarje. Nikolla është para së gjithash qytetar me përgjegjësi shoqërore, aktivist i Conservative.mk i cili në mënyrë aktive është i përfshirë në luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme, i cili me krenari e ka prezantuar Maqedoninë në shumë ngjarje, gara dhe konferenca, përshirë edhe në Parlamentin Evropian”, shkruan në statusin e tyre në Fejsbuk.

Sipas platformës, ky është sulm klasik mbi lirinë e shprehjes, demokracisë dhe mënyrë se si të shtypen ata që mendojnë ndryshe, për këtë do të kujdesen që ngjarja të zbardhet plotësisht para organeve, ndërsa personat e vërtetë të cilët qëndrojnë pas këtij, siç bëjnë të ditur, sulm të kurdisur të mbajnë përgjegjësi të plotë.

Qëllimi kryesor i CONSERVATIVE.mk, siç qëndron në ueb-faqen e tyre është bashkimi i qytetarëve të cilët besojnë në vlerat fundamentale të rritjes dhe përmirësimit të cilësisë së demokracisë, mjedis të shëndoshë jetësor, tregut të lirë, liberalizëm klasik, konservatorizmit dhe angazhime dhe ideologji të tjera të ngjashme.

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme pranoi denoncime nga nëntë shkolla në territorin e Shkupit se në adresat e tyre elektronike kanë pranuar porosi me kërcënim për bombë të vendosur, ndërsa pas kontrolleve të përfunduara antiterroriste njoftoi se është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme.

Nëntë shkolla edhe javën e kaluar disa ditë me radhë në adresat e tyre elektronike pranonin alarme për bomba, të cilat pas kontrollit nga ana e MPB u konfirmuan se janë alarme të rreme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rasti i Salih Mustafës: Dëshmitari i parë përfundon dëshminë, i dyti dëshmon sot gjatë ditës

Dëshmitari i parë në gjykimin e Salih Mustafës para Dhomave të Specializuara…

Presidenti i Sllovenisë të hënën për vizitë në Kosovë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor do të qëndrojë për vizitë të hënën…

Kurti: Fushata kundër shqiptarëve të Luginës është e papranueshme dhe duhet të ndërpritet sa më parë

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian,…

Rusia po u premton të burgosurve liri dhe para nëse luftojnë në Ukrainë – dhe shumë po zgjedhin “bastin vdekjeprurës”

Premtimet për liri dhe pasuri u bëhen të dënuarve në qelitë e…

Senati amerikan miraton projektligjin që Tajvani të rimarrë statusin e OBSH-së

Senati amerikan miratoi një projektligj të enjten vonë duke i bërë thirrje…