Sot bëhen 42 vjet nga organizimi i demonstratës studentore, e cila është protesta e parë që u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.

Me datën 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981.

Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.

Por përsëri, organet shtetërore ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve, dhe ish-armata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës, duke u vendos në tërë territorin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi.

Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit, shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia./kosovapress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Siguria e ushqimit, temë kryesore në samitin e G20

Siguria ushqimore është tema kryesore në takimin e G20. Kjo pasi Rusia…

Parlamenti britanik votoi kundër zgjedhjeve të reja

Parlamenti britanik nuk e mbështeti kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje…

Turqia ndihmon Spanjën

Ministrja e Jashtme spanjolle Arancha González Laya në një intervistë për rrjetin…

Zakharieva: Nëse Petkov dëshiron të heqë veton, ndërsa RMV nuk po ndërmerr asnjë masë, presioni normalisht do të rritet

Nëse kryeministri Petkov thotë se do të heqë veton dhe Republika e…

Vrasja e një personi me ngjyrë nxit protesta në Mineapolis

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi…