Joe Biden tha sot se është “jashtëzakonisht i kënaqur” me rezultatin e zgjedhjeve në SHBA pasi demokratët morën kontrollin e Senatit, një fitore e madhe për një president që e presin edhe dy vjet të tjera në detyrë.

Duke folur me gazetarët në Kamboxhia përpara një samiti të Azisë Lindore, Biden tha se rezultat i zgjedhjeve pasqyronte cilësinë e kandidatëve që partia e tij kishte paraqitur, pasi parashikoi se Senatorja Catherine Cortez Masto do të fitonte në rizgjdhje në Nevada, ku ajo mundi në një garë të ngushtë republikanin Adam Laxalt.

“Nuk jam i befasuar me rezultatin”

Një fitore e demokratëve në balotazhin e Gjeorgjisë muajin e ardhshëm do t’i jepte partisë një shumicë 51-49 në Senat, ndërsa një humbje në Gjeorgji do t’i mbante ende demokratët në kontroll të Senatit 50-50, pasi zëvendëspresidentja demokrate Kamala Harris ka vendimin, në rast të votave të barabarta.

“Tani jemi të fokusuar te Gjeorgjia. Jemi të kënaqur,” u tha Biden gazetarëve, duke shtuar “nuk jam i befasuar nga rezultati, jam tepër i kënaqur. Mendoj se është një reflektim i cilësisë së kandidatëve tanë”.

Ende nuk dihet se kush do ta kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve. Biden pranoi se do të ishte “e tepërt” të pritej që demokratët të fitonin edhe atje, por parashikimet se republikanët do të fitonin të gjithë pushtetin në Kongres nuk u realizuan.

Biden në zgjedhjet e mesmandatit i cilësoi si një provë e demokracisë amerikane, në një kohë kur qindra kandidatë republikanë mbështetën pretendimet e rreme të ish-presidentit Donald Trump, se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të manipuluara.

Trumpin e akuzojnë për humbjen e Republikanëve

Trump ka kërkuar vazhdimisht të tërheqë konservatorët e ekstremit të djathtë për të ndikuar tek kandidatët republikanë për Kongresin, guvernatorin dhe zgjedhjet lokale. Tani ai fajësohet për mbështetjen e kandidatëve të cilët nuk mund të apelonin te një elektorat mjaft i gjerë, duke rezultuar në rezultate të dobëta për republikanët.

Rezultatet sinjalizuan gjithashtu rraskapitje me llojin e kaosit që ka nxitur ish-presidenti republikan, duke ngritur pikëpyetje nëse oferta e tij e mundshme për Shtëpinë e Bardhë në 2024 është e zbatueshme. Laxalt, i cili humbi në Nevada, është një ish-prokuror i përgjithshëm që mbështetet nga Trump.

Biden u tha gazetarëve se zgjedhjet treguan se Partia Republikane “do të duhet të vendosë se kush është”. Disa republikanë shprehën pakënaqësi që u përballën të paktën edhe dy vite të tjera në pakicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Qytetarët e BE-së mund të vazhdojnë thirrjet pa roaming edhe për 10 vjet

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se thirrjet oa roaming për qytetarët…

Kontrabandë me mjaltë, djathë e dru

Departamenti i Policisë Kufitare të Policisë së Kosovës raporton për disa raste…

Kurti nderohet nga Senati i Iowas me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar (FOTO)

Kryeministri Albin Kurti është dekoruar me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të…

Përkujtohet vrasja e dy fëmijëve në Dragobil të Malishevës, tri dekada më vonë askush s’është dënuar për këtë krim

Opinionisti Fitim Salihu ka përkujtuar dy fëmijë nga Malisheva që u vranë…

Vuçiq po ulet në dy karrige, Moska e pakënaqur me Serbinë

Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi, ka filluar të…