Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri në rrjetin social Facebook ka reagual në lidhje me zhvillimet e fundit në Idrizovë për paralelen në gjuhën shqipe. Sipas Demirit koncepti i LSDM-së “Një shoqëri për të gjithë” dështoi në Idrizovë, ku sipas tij ajo mundohet t’i ndaj shqiptarët dhe maqedonasit, duke u premtuar se do të ndërtohet shkollë tjetër.

Ja reagimi i plotë;

“Koncepti i LSDM-së “Një shoqëri për të gjithë” dështoi në Idrizovë. Ata që promovonin një shoqëri për të gjithë, sot kërkojnë, dhe atë hapur, përçarjen e shoqërisë. Vetëm për 3 vjet pushtet LSDM-së i ra maska dhe dëshmoj se nacionalizmi i kohës së komunizmit ende u ka mbetur në palcë! Të përçash fëmijët në baza etnike do të thotë nacionalizëm ekstremist.

Themelet e një koncepti “një shoqëri për të gjithë” siç pretendon në teori LSDM ndërtohen prej në shkolla. LSDM, Zoran Zaev dhe BDI me partnerët e saj, prej në shkolla punojnë për të shkatërruar shoqërinë, duke i përçarë fëmijët në baza etnike. Kjo është nënçmim për nxënësit shqiptarë, se gjoja nuk e meritojnë të jenë në një ambient me ato Maqedonas.

Gjesti i LSDM, ku kërkon që nxënësit shqiptar të mos mësojnë me një shkollë me ata maqedonas, nuk është aspak më i ulët se gjestet e pushtetit të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së të cilët nëpër enciklopedi shqiptarët i quajtën “njerëz mali”. E njëjta gjë vazhdon edhe tani, me LSDM, por si gjithmonë në koalicion me BDI dhe partnerët e saj.

Lëvizja BESA nuk do të hesht për nxënësit e shkollës së Idrizovës dhe do i mbështes ata për gjithçka që kanë nevojë. Mos sinqeritetit i ranë maskat. LSDM, BDI dhe partnerët e tyre në pushtet sjanë gjë tjetër veçse anti-shqiptarë dhe anti demokrat!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…