Demë Shehu, i dënuar në rastin “Lagja e Trimave”, prej 20 ditësh kërkon një vizitë te stomatologu, por kjo gjë akoma nuk është miratuar. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, avokati Naser Raufi tha se, Gjykata ka refuzuar kërkesën e tillë me arsyetimin se nuk ka asistencë për të realizuar vizitën mjekësore.

“Gjendja e tyre ka qenë çdoherë e keqe edhe sjellja e gardianëve ka qenë një problem. Disa herë i kemi paraqitur këto probleme te Avokati i Popullit. E kemi rastin e Demë Shehut, ku përpiqemi ta dërgojmë te stomatologu prej 20 ditësh dhe nuk na lejohet një gjë e tillë. Gjykata arsyetohen kinse nuk kanë asistencë. Ne kemi siguruar nga një spital privat ndihmën për stomatolog dhe zvarritet me qëllim kjo punë, me arsyen se nuk kanë asistencë që ta realizojnë këtë, kurse bëhet fjalë për një punë delikate që konkretisht, i pandehuri Demë Shehu ka dhimbje të mëdha dhe të padurueshme. Kjo punë përsëritet çdo herë për këta të burgosur”, tha avokati Naser Raufi për gazetën LAJM.

Më tej, ai foli edhe për kushtet e rënda në qelinë e dy të dënuarve tjerë nga rasti “Lagja e Trimave” për të cilët tha se, vuajnë dënimin një hapësirë prej katër metër katror.

“Për rastin e Hajrush Avdija që me një tjetër të burgosur nga “Lagja e Trimave” janë praktikisht në katër metër katror dhe mua më habit përgjigja e Avokatit të Popullit i cili vlerëson se qenkan kushtet e volitshme, që është me të vërtetë non-sens. Si munden të qendrojnë dy persona në katër metër katror dhe të jenë kushte që plotësohen. Është një arsyetim nga Avokati i Popullit që nuk mban me të vërtetë. Dhe mund të them që kjo gjendje prej vitit 2015 me dhunë, me maltretime vazhdon edhe sot”, u shpreh avokati Naser Raufi./Gazeta LAJM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…