Kryeministri i Holandës, Mark  Rutte, njoftoi të premten në mbrëmje një seri masash për të ndaluar shpërthimin e rasteve Covid-19  në vend, duke përfshirë mbylljen e klubeve të natës.

Brenda një jave, numri i infeksioneve u rrit ndjeshëm dhe 7,000 raste të reja u raportuan këtë të premte, sipas Rutte.  Kjo e ka detyruar qeverinë të rishikojë lehtësimin e kufizimeve.

“Eshtë një re e zezë përpara diellit. Aktualisht, shkalla e infeksioneve është ngritur “në qiell”, kryesisht për shkak të variantitDelta. Nëse nuk bëjmë diçka, shkalla e infeksioneve do të rritet më tej.”

Qeveria ka vendosur të mbyllë të gjitha klubet e natës, ndërsa restorantet tani e tutje do të mbyllen në mesnatë. Të gjithë klientët në restorante dhe kafene duhet të mbajnë një distancë prej 1.5 metrash ndërmjet tyre.

Koncertet nuk do të lejohen dhe të gjitha ngjarjet që zgjasin më shumë se 24 orë do të anulohen.

Masat do të hyjnë në fuqi nga e shtuna në 6 të mëngjesit dhe do të zgjasin të paktën deri në 14 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Luftë e hapur”, Kina akuzon G7-tën për manipulim: Boll i cenuat interesat tona!

Kina shpërtheu në akuza ndaj G7-tës për manipulim politik pasi liderët e…

Përleshje me armë zjarri në Haraçinë, disa të lënduar dhe të arrestuar

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate…

Nisin përgatitjet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski, potencoi se gjatë kësaj jave të gjitha…

Garë për bateri të makinave elektrike/ Fabrika në Suedi siguroi një porosi prej 30 miliardë$

Në pamje shihet super-fabrika e re evropiane e baterive Northvolt në veri…

Johnson pëson humbje në zgjedhjet e pjesshme, shtohen zërat për largimin e kryeministrit britanik

Partia Konservatore e kryeministrit britanik, Boris Johnson është mposhtur në dy zgjedhje…