Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka ftuar ambasadorin e Serbisë në Lubjanë për intervistë, Zoran Vlatkoviq në shenjë proteste për deklaratën që dha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, para pak ditësh në një konferencë në Beograd pas takimit me presidentin slloven Borut Pahor.

Ministria tha se është e befasuar nga deklaratat e Vuçiqit dhe se ka njoftuar edhe një herë autoritetet e Beogradit për qëndrimin e saj ndaj Kosovës, e cila është njohur nga Sllovenia si shtet i pavarur, shkruan N1.

Vuçiqi gjatë konferencës pyeti gazetarët se si t’ia shpjegojë kombit të tij se Serbia po i vë sanksione Rusisë, e jo Sllovenisë.

“Rusia nuk e ka shkelur integritetin territorial të Serbisë, por Sllovenia e ka shkelur. Dhe ne shohim se kemi marrëdhënie të mira me Slloveninë”, tha Vuçiq, duke theksuar se Sllovenia e ka njohur Kosovën që nga këndvështrimi i Serbisë është shkelje e ligjit ndërkombëtar, Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

HISTORIKE: DISTRIA KRASNIQI RRËMBEN TË ARTËN NË TOKYO

Distria Krasniqi, e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo…

Khamenei: Biden ka kërkesa të njëjta sikurse Trump për marrëveshjen bërthamore

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei e akuzoi të shtunën presidentin…

Gruevski: Lajme shqetësuese nga puna e Komisionit të përbashkët me Greqinë

Ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati sot në mëngjes…

Gjithsej 710 pjesëtarë të aeroplanmbajtëses “Theodore Roosevelt” të infektuar me Covid-19

Nëntë marinarë nga bartësi amerikanë i aeroplanëve “Theodore Roosevelt” janë në spital…

Mediat britanike: Shqiptarët përdorin TikTok për të sjellë emigrantë

Mediat britanike shkruajnë se bandat kriminale shqiptare vazhdojnë të reklamojnë në rrjetet…