Zoran Milevski – Kiçeec do të vendosë nëse dëshminë e tij para Vilma Ruskoskës do t’ua japë për ta parë avokatëve të Boki 13 dhe Katica Janevës. Avokati Aleksandar Novakovski, i cili përfaqëson Kiçeecin, shpjegon se udhëzimet se si do të ndërtojnë mbrojtje vijnë nga klienti i tij. Në mënyrë plotësuese, sipas tij, mbrojtja nuk ka pse të jetë identike me çdo kusht për të gjithë të dyshuarit në “Reket”. Avokatët e Boki 13 dhe Katica Janevës reaguan ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë së Krimit të Organizuar për t’u siguruar atyre qasje në të gjitha provat, përveç në deklaratën e Zoran Kiçeecit, i cili është i dyshuari i dytë në këtë rast.

“Dëshmitë e të akuzuarve nuk janë prova në procedurë, dhe për këto arsye nuk ka përse t’u jepet”, thonë nga Prokuroria e Krimit të Organizuar.

Dy avokatët e Katica Janevës edhe sot i shqyrtuan dëshmitë ndaj saj. Nga e hëna do t’i shqyrtojnë edhe dëshmitë e siguruara me masa të posaçme hetimore. Pritet deklasifikimi i tyre, por për momentin nuk dihet nëse Janeva ka qenë e ndjekur fizikisht apo është përgjuar celulari i saj. Para se të burgoset dhe t’i shqiptohet paraburgimi, Katica Janevës iu mor një celular, ndërsa për tjetrin thoshte se e ka humbur. Por, prokuroria e gjeti edhe atë, megjithatë ai tashmë ishte formatuar dhe, edhe përmes ekspertizës nuk u gjet asgjë. Hetimi për rastin “Reket” tashmë ka përfunduar. Boki 13 dhe Katica Janeva janë në Shutkë, ndërsa Zoki Kiçeec është në arrest shtëpiak. /Alsat M/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…