Menaxhimi i pandemisë dhe vaksina ruse ishin temat kryesore të debatit në parlamentin grek, ku kryeministri Mitsotakis u përplas me liderin e opozitës Alexis Tsipras.- Advertisment –

A duhet që vendi të marrë vaksinën rusë Sputnik V ndonëse edhe nuk është miratuar nga Bashkimi Evropian ishte çështja më e nxehtë mes dy politikanëve.

Tsipras, udhëheqësi i partisë kryesore të opozitës Syriza (e majta Evropiane), i bëri thirrje konservatorit Mitsotakis të ndjekë shembullin e vendeve të tjera anëtare të BE dhe të porosisë vaksina Sputnik V.

Tsipras argumentoi se në pritje të vendimit të EMA, vendet e tjera të tilla si Gjermania dhe Austria janë tashmë në bisedime me Moskën për të porositur paraprakisht vaksinën.

Kryeministri grek reagoi ashpër ndaj sugjerimit të Tsipras, duke kundërshtuar çdo negociatë për blerje jashtë kornizës së BE. Ai gjithashtu shtoi se nuk ka vaksina të disponueshme nga Rusia.

Pas deklaratës së kryeministrit grek në një postim në twitter reagoi edhe kompania ruse, e cila shkruan se edhe nëse merr kërkesa nga 59 shtete është në gjendje të furnizojë Greqinë gjatë muajit maj me 500 mijë vaksina.

Mitsotakis akuzoi po ashtu Tsipras se po përpiqet të shkaktojë një krizë qeveritare të ngjashme me atë në Sllovaki që rezultoi në dorëheqjen e kryeministrit sllovak, Igor Matovič.

Ritmet e ngadalta të vaksinimit në të gjithë Evropën për shkak të vonesave nga AstraZeneca ka shkaktuar trazira politike në shumë kryeqytete të BE-së.

Pavarësisht vendosjes së një bllokim strikt, Greqia ka raportuar një rritje të rasteve me COVID-19 ndonëse shteti fqinj shpreson shumë dhe po bëhet gati që në 14 maj të hap sezonin turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…