Qytetarët kanë mendime të ndryshme rreth debatin për datës së bisedimeve për në Bashkimin Evropian. Disa mendojnë se faji për mos çeljen e bisedimeve qëndron tek politikanët tonë.

“Nuk është problem, është normale dhe besoj se ka të drejtë edhe Franca edhe BE. Një vend cili nuk i ka as dy milion banorë nuk mund të drejtojë sistemin e vetë politik, kushtetues aq më tepër edhe atë gjyqësor. Do të thotë e gjithë problematika ndodh në atë pikë se këtu gjithçka po bëhet por vetëm drejtësia nuk vjen në vend. Ndërsa BE është formacion ekonomik i cili mbështetet në parime të drejtësisë dhe ligjshmërisë.

Duhet kohë, vazhdimisht kohë, kushtet nuk janë plotësuar // Te shteti jonë qëndron, korrupsioni, nepotizmi, të gjitha gjërat e këqija që ndodhin tek ne. Tash Makroni a ka të drejtë, ndoshta ka të drejtë.

Problem është, rinia po ikë prej këtu. Nuk mund të mbijetojë me 15 mijë denarë, prandaj ikin. Gënjejnë të gjithë politikanët dhe është e kotë. Ja unë tani shkoj në ambasadën e Gjermanisë të marr vizë dhe të ikë për në gjermani. Edhe se jam i moshuar do të shkojë për në Gjermani.

Disa të tjerë thonë se pavarësisht vendimit nuk duhet të dorëzohemi por të vazhdojmë me zbatimin e reformave.

Shumë pritëm dhe ende duhet të presim dhe të luftojmë…Ndoshta nuk është gjithçka siç duhet, kemi bërë diçka por ka edhe lëshime. Duhet të përpiqemi, jo vetëm politikanët por edhe populli duhet të përpiqet pak më shumë se sa duhet. Mentaliteti, kultura. Qeveria duhet të kujdeset për rrogat, për standard më të lartë të kenë qytetarët që të hyjmë në Evropë. Me 300 – 400 euro rrogë nuk hyhet në Evropë. Shumë është i ulët standardi, edhe kultura në Evropë varet nga standardi. Vetë standardi i cili është i ulët nuk mund të ketë kulturë, arsim, cili qytetar do të blejë libra për të

Besoj se një ditë do t’ia arrijmë, por gjithçka varet nga Qeveria, Kuvendi, populli e kështu.

Për disa nga qytetarët, çështja e anëtarësimit në BE është e parëndësishme. Ata thonë se çfarëdo që të ndodhë, për qytetarët do të jetë njëjtë./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…