Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të de-përshkallëzojnë retorikën e tyre dhe të zgjidhin shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe.

Këtë për “Zërin e Amerikës” e kanë deklaruar nga Departamenti i Shtetit, duke iu përgjigjur pyetjes se si e komentojnë vendimin e Bullgarisë për tërheqjen e ambasadorit bullgar nga Shkupi.

“E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE. SHBA vazhdon të mbështesë integrimin e plotë euroatlantik të vendit”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Bullgaria tërhoqi ambasadorin e saj javën e kaluar pas sulmit ndaj sekretarit të klubit bullgar “Boris Treti” në Ohër.

Shefi i diplomacisë bullgare Nikollaj Milkov më pas njoftoi se ambasadori i tyre do të qëndrojë në Sofje derisa, siç tha ai, të ketë përparim në trajtimin e qytetarëve maqedonas me vetëdije bullgare në Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Emmerson: Nuk pati politikë te UÇK për t’i sulmuar civilët, e dëshmuan dy gjyqe ndërkombëtare

Avokati i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Ben Emmerson, ka thënë sot në seancën…

Zgjedhjet në Australi: Kryeministri Anthony Albanese siguron qeverinë e shumicës

Qeveria e re laburiste e Australisë ka siguruar një shumicë në parlament,…

(Video) Rashkovski në Gjykatën Penale, duhet të dëshmoj për blerjen e softuerit

Dragi Rashkovski dhe Daniell Stançev, të dyshuar për rastin me softuerin për…

Premtimet njerëzore dhe premtimet politike

Kohë më parë, në TV 21M u realizua një debat televiziv në…

Avokati i Thaçit – Speciales: Jeni qesharak, katër njerëz në paraburgim qe një vit e ju ende s’i keni të plota dokumentet

Është duke vazhduar seanca e tetë për ecurinë e çështjes ndaj ndaj…