Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin aksionin e zhvilluar nga policia shqiptare në kampin e MEK në Manzë. Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një zëdhënësi të tij thekson se përkah të drejtën e autoriteteve shqiptare për të hetuar çdo veprimtari të paligjshme brenda territorit shqiptar.

“Policia e Shtetit në Shqipëri na ka siguruar se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë personave në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj”.

Më tej Departamenti Amerikan i Shtetit nënvizon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e cilësojnë MEK një organizatë demokratike dhe se kanë shqetësime serioze lidhur me abuzime ndaj anëtarëve të saj.

“SHBA-ja nuk e cilëson MEK-un lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian, por ka shqetësime serioze për të si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij”.

Gjithashtu zëdhënësi i DASH-it ka theksuar se SHBA-ja nuk ofron mbështetje apo trajnime për MEK-un dhe nuk kontribuon në financimin e kësaj organizate.

Të martën policia shqiptare në zbatim të një urdhri të gjykatës kreu kontrolle në kampin e muxhahedinëve në Manzë, por hasi në rezistencën e dhunshme të anëtarëve të kësaj organizate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Biden takohet me liderët e Finlandës e Suedisë, pas aplikimit të tyre në NATO

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të takohet…

Kina mohon se ka testuar një raketë hipersonike

Kina i mohoi raportet se në fillim të këtij viti ka testuar…

18 raste të reja në Maqedoni, 1 rast i ri në Tetovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë…

Koronavirusi, kallëzim penal për ish drejtoreshën e Klinikës për sëmundje të lëkurës

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër ish drejtoreshës…

23 vjeçari goditet nga vetura dhe pastaj therret me thikë për vdekje

Një 23 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve…