Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e UDB-së për ta shtrirë sa më gjërë rrjetin e vet mbi tërë popullatën e llojllojshme që jetonte në federatën jugosllave. Një prej metodave më efikase të UDB-së si dhe KOS-it del të ketë qenë rekrutimi i teologëve duke u premtuar pozita sa më të larta në komunitetet e tyre. “Më efikas e më të suksesshëm kanë qenë klerikët fetarë. Më lehtë nënshtroheshin hoxhallarët”, thotë një studim i UDB-së kah fundi i viteve ’90, të shekullit të kaluar. Të njëjtit burim “i shpëtojnë” në opinion edhe disa dokumenta që flasin për bashkëpunëtorët më të suksesshëm të UDB-së. Njëri flet për Mustafa Ceriqin, ish-reis i Bosnjës dhe, tjetri, për Shaqir Fetain, reis i Maqedonisë, dy bashkëpunëtorë të UDB-së: i pari me pseudonimin policor VEZIR e i dyti me ORAO. Dy udbashë që arritën të ngjiten deri në postin e Reisit, me ndihmën e rrjetit akoma funksional të UDB-së së dikurshme.
Dokumenti “sekret” i UDB-së thotë që në strategjinë e tyre është që të ngjisin sa më shumë teologë në poste më të larta, sepse të varurit e tyre do të kontrollohen dhe financohen nga krerët që do t’i përzgjedhë UDB-ja. “Kështu do të jemi më efikasë dhe pa shpenzime. Duhet që të kompremetohen që të gjithë. Do ta kemi më të lehtë”, thotë dokumenti studim i UDB-së./Lajme7/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…