Këto ditë, në disa portale të vendit, u publikua një video e shkurtër, me një tekst përcjellës, që flet për përbetimin dhe garancitë e ish-reisit, Sulejman ef. Rexhepit, që ia jep myftiut të mendermethënshëm, Qenan Ismailit, si dhe hoxhallarëve të Shkupit se, kjo Myftini edhe më tej do ta ruaj primatin e vet. Sot, për nga pesha dhe rëndësia, është bërë ngjashëm si Myftinia e Velesit, Resnjës…

Nga Vedat Çelebiu

A iu hakmor Qenan Ismaili ish-reisul ulemasë Sulejman ef. Rexhepit, sepse për prononcimin e tij në Zërin e Amerikës, organizatën ku vepronte Qenan Ismaili, e quajti “filiale të policisë sekrete maqedonase”? Çka iu desht kjo aventurë djallëzore Qenan Ismailit kur, ish-reisul ulema paska garantuar se, kush e prek Myftininë e Shkupit e ka prekur atë në shpirt? Vetë Qenan Ismailit i ka thënë se do ta keshë përherë përkrahjen time dhe njohuritë e pakontestueshme mbi menaxhimin drejt e mirë të kësaj Myftinie! Këtë betim e paska dhënë para pjesës dërmuese të hoxhallarëve të Shkupit!

Pse e ka dhënë këtë garanci dhe këtë betim efendi Rexhepi! A ka ditur gjë ai, a ka ndjerë gjë ai se diçka po ndodhë me këtë Myftini? Natyrisht që po! Natyrisht që, me këtë garancë dhe betim, ia ka tërhequr vërejtjen Qenan Ismailit që të stopojë me lojrat e tij nëntokësore dhe të ketë kujdes se, me këtë Myftini nuk është mirë të luhet, sepse, a ra në peshë dhe në rendësi kjo Myftini – bie tërë Bashkësia Fetare Islame në RMV!

Si Myftini më e madhe në vend, me shumë pronë e vakëf, Sulejman Rexhepi mbase edhe i ka hetuar lojërat që po luhen në drejtim të zhvatjes së vakëft të kësaj Myftinie, dhe, për pasoj, do ta humbin peshën e autoritetit edhe hoxhallarët e Shkupit. Pse Qenan Ismaili të ketë kaq shumë dëshirë që të rrethohet me hoxhallarë me personalitet dhe dinjitet të nëpërkëmbur! Pse të ketë nevojë që të krijojë një qerthur njerëzish që do ta përkrahin dhe që do t’i përkrahë ky, kurse, hoxhallarët e tjerë, le ta bëjnë jetën siç do t’i orientojë “truri i sjkatërrimit të islamit”, Shaqir Fetai, i dalur nga birucet e UDB-së!

Njeriu normal, kur të merr garanci të fuqishme dhe përkrahje të paluhatur, siç i mori Qenan Ismaili, pse të ketë nevojë që t’i flakë tutje këto garanci dhe përkrahje, dhe t’i bashkangjitet pikërisht atij shejtani i cili suksesin e vet si dhe perspektivën e vet të lumtur e sheh pikërisht në rrënimin përdhe të Myftinisë së Shkupit!

Kush e llogaritë sot Myftininë e Shkupit për faktor! Myftinia e Shkupit keqpërdoret vetëm sa për të dëshmuar se sa “hoxhë i urtë”, sa “intelektual” i leshit, sa “dijetar” antiislamist është Qenan Ismaili! Nuk thoshin kot personeli arsimor ku Qenan Ismaili e provoi rolin e zv/drejtorit të shkollës, mos e pranoni për myfti se ju nuk e njihni çfarë njeriu i dobët e pa karakter, sa njeri i poshtër që është! Atëbotë mendohej se, “laikët janë ngritu kundër një hoxhe”! Tani të gjithë thonë “një hoxhë i prishur është ngritur kundër hoxhallarëve të Shkupit!

Po pse Qenan Ismaili solidarizohet me lojën e shërbimeve policore maqedonase, të prirur nga Shaqir Fetai, për ta tradhëtuar dhe për t’ia ngulur thikën pas shpine Sulejman Rexhepit! Qenan Ismaili i paska pasur të gjitha garancitë për të jetuar “si mbret”, e ka pasur përkrahjen e Sulejman Rexhepit me tërë autoritetin dhe personalitetin e tij?!

Po del puna që, plani është “Myftinisë së Shkupit nuk i duhet kurrfarë garance dhe kurrfarë përkrahje! Myftinia e Shkupit duhet të dobësohet deri në mospërfillje”! Ja e vërteta! Kush e përfillë sot Myftininë e Shkupit? Kur ka qenë më e nëpërkëmbur dhe më e dobët kjo Myftini se sa sot? A e bën të fortë këtë myftini vetëm vazet në facebook, vetëm lavdi se “çka dhe si ia bëmë Sulejman Rexhepit”! A po e shohin se si po ju rrjedh vakëfi nën këmbë? Sot, hoxhallarët e Shkupit janë dëshmitarë të përvetësimit të vakëfit nga “bisnesmenë” të ndryshëm , për ta shtuar bisnesin e tyre, ndërsa jeta e hoxhallarëve të Shkupit po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Sot, hoxhallarët e Shkupit na janë bërë për lëmoshë, na janë bërë objekt për tallje, na janë bërë aleta të do spiunëve që flasin në emër të tyre. Hoxhallarët e dinjitetshëm rrinë sus ndërsa në emër të tyre flasin bashkëpunëtorët e UDB-së së dikurshme dhe neo-udbashët!

Pra, solidariteti i Qenan Ismailit me udbashin Shaqir Fetai, paska pasur arsye! Qenan Ismaili në këtë solidaritet nuk e paska pasur vetëm te vota e vet për ta “shporrur” Sulejman ef. Rexhepin, pasi që e marin urdhërin nga shërbimi sekret (këtë Qenan Ismaili ia paska pranuar një Myftiu nga Shqipëria!!!), porse, levërdia e tij paska qenë që të ngelë pa përkrahjen dhe garancitë e Sulejman Rexhepit. Kur mungon maçoku minjtë bëjnë dasëm, ndërsa minjtë janë kafshë brejtës të pistë, plotë sëmundje, që përhapin sëmundje, pandemi, që brejnë gjithçka deri në shkatërrim!

Po del pun që plani sekret i Qenan Ismailit paska qenë, kyçja në strategjinë e dëbimit të Sulejman Rexhepit, dobësimi i Myftinisë së Shkupit, varshmëria e kësaj Myftinie tërësisht në kapacitetet e tij që nuk e tejkalojnë kërmillin e passhiut dhe, kësisoj, rrënimin e kësaj Myftinie.

Ta rrënosh Myftininë e Shkupit, ta sjellish Myftininë e Shkupit në këtë derexhe të papersonalitet, ky është rrënimi i BFI-së!

Ju kujtohet lufta e viteve ’90, kur, në njërën anë “Bashkësia Islame Ballkanike” e të ndjerit Jakup Selimovski dhe, në anën tjetër, një grusht hoxhallarësh të manipuluar të Tetovës ia kishin mësyer shkatërrimit të Bashkësisë Islame të shqiptarizuar nga Sulejman ef. Rexhepi! Kush e mbrojti këtë Bashkësi, kush e ruajti kompaktësinë e saj, kush i luftoi dhe i mposhti të gjitha skenaret e udbashëve për ta rrënuar Institucionin gjashtëshekullor? Natyrisht, vetëm grupi i pathyeshëm i hoxhallarëve të Myftinisë së Shkupit! U zhvillua një luftë disavjeçare dhe, në fund, të gjithë përfunduan duke ia “puthur dorën”, në shenjë pendese, Sulejman Rexhepit, kokëulur u futën nën komandën e ti!

Me dobësimin dhe degradimin e Myftinisë së Shkupit, më i lehtë është shkatërrimi i BFI-së dhe zhvatja e pasurisë së saj, si vakëf! Kush mund ta kryej këtë shërbim më mirë se Qenan Ismaili, i cili, mbase akoma e ruan të konservuar inatin ndaj ish-reisit që e bëri “myfti” pa kurrfarë merite dhe me akuzë se është “filiale e policisë maqedonase”! Këta spiunë, gjithandej, sikur çarten kur të zbulohen, sepse, ëndërrojnë të ngelin për jetë spiunë sekretë, mos të dalin nga filmi i tyre, sepse, aty ndjehen rehat, aty mund ta luajnë më së miri rolin që dinë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…