Kaluan 24 orë që kur është lajmëruar gjuajtja me armë zjarri në drejtim të Medresesë së vajzave në Tetovë dhe, deri në këto çaste nuk kemi asnjë prononcim nga Bashkësia Fetare Islame. Me këtë rast, janë dëmtuar dritaret në katin e parë dhe të dytë, gjegjësisht dritaret e koridorit. Po sikur të kishte medresante në ndonjë orë plotësuese

Nga Aliriza Osmani

Që nga vitet 1980-1985, kur ka pasur disa përpjekje për të rrafshuar me eksploziv BFI-në si dhe ndonjë xhami, në shenjë të urrejtjes kundër fesë dhe institucioneve islame në vend, deri më sot nuk ka pasur ndonjë sulm me armë zjarri në drejtim të objekteve në pronësi të BFI-së. Ka pasur edhe një rast në gjysmën e parë të decenies së këtij shekulli, kur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim institucionit! Në të gjitha rastet, reagimet e zyrtarëve të BFI-së kanë qenë të menjëhershme dhe, pa dyshim që është dënuar ngjarja dhe është kërkuar me këmbëngultësi që sa më parë të gjenden autorët e këtyre veprave penale dhe të vihen para drejtësisë!
Në opinion nuk ka kurrfarë reagimi nga BFI-ja. Në faqen zyrtare të BFI-së kemi vetëm një “filozofemë” të huazuar nga faqa personale e Shaqir Fetait e që flet vetëm për demagogjinë dhe hipokrizinë e vetë “autorit”!
Në faqen zyrtare të Shaqir Fetait kemi urime dhe përshëndetje që ua dërgon hoxhallarëve që punësohen e që ky po i njihkëka qysh nga Sarajeva dhe se qenkan “intelektualë” të mëdhenj që “paskan kontribuar” në çështjen fetare e kombëtare. Kur një bashkëpunëtor i UDB-së të vlerëson se sa je intelektual, se cili është kontributi yt kombëtar e fetar, këtu ose kemi të bëjmë me tallje, ose me cinizëm dhe hipokrizi, ose me përpjekje për të përçuar mesazhe spiuneske se sa ka qenë vigjilentë për të përcjellë se kush është aktiviteti i secilit shqiptar në planin kombëtar dhe fetar.
Pse Shaqir Fetai nuk doli në vendin e ngjarjes, siç doli me rastin e djegies së Spitalit Modular në Tetovë! Për një çast dislokoi krejt Rijasetin në Tetovë. Plumbat që kanë rënë brenda Medresesë kanë mundur të jenë “koktel Mollotovi”, flakë zjarri, bomba… Po sikur të ishin shtatë vajza në Medrese në atë orë të gjuajtjes me armë! Sot do të kishim shtatë viktima të pafajshme!
Shaqir Fetai nuk doli në vedin e ngjarjes për të kërkuar në mënyrë ultimative që sa më parë të gjenden kriminelët dhe të zbulohet se cili ishte mesazhi i kriminelëve me këto të shtëna në drejtim të dritareve të Medresesë!
Shaqir Fetai duhet të dalë me konstatime se siguria e objekteve fetare islame pas kësaj ngjarje do të duket e brishtë nëse nuk intervenojnë organet përkatëse për zbardhjen e tërësishme të rastit! Shaqir Fetai është dashur tashmë ta njohtojë edhe korin diplomatik me këtë vepër penale, e cila, fare lehtë ka mundur të përfundojë tragjikisht!
Fatkeqësisht, nuk kemi as reagim të Myftinisë, as reagim të drejtorisë së Medresesë “Isa Beu” dhe as nga stafi arsimor i paraleles së vajzave në kuadër të Medresesë Isa Beu!
Të gjithë janë të kapur dhe të shtrënguar nga Shaqir Fetai. Të gjithë janë të detyruar që mos të çojnë pluhur nga ky rast sepse, në prag të zgjedhjeve lokale, gjithësesi që do të zbehte “imazhin” e partive që participojnë në pushtetin aktual!
Për të mirën e pushtetit aktual Shaqir Fetai është në gjendje që t’ia vë flakën tërë BFI-së e gjithë organet dhe instituciont e saj!
Kuluareve po qarkullojnë muhabete se, mbase ky akt edhe mund të jetë i porositur, sepse Shaqir Fetai po e vuan shumë mungesën e sigurimit siç e kishte ish-reisul ulema H. Sulejman ef. Rexhepi! Shaqir Fetai do të inskenojë ndonjë pasiguri me qëllim që të përcillet edhe ai nga sigurimi personal, ngjashëm si paraardhësi i tij!
Është e natyrshme që të ruhet dhe të sigurohet një hoxhë-lider, si H. Sulejman ef. Rexhepi por, ç’e do që të ruhet një bashkëpunëtorë UDB-je si Shaqir Fetai!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…