Në fb-un e vet “turli-tavë”, Shaqir Fetai paska nisur të na lë edhe “emanete”! Amanete lë vetëm ai që e ndjenë apo që niset për nga fundi i vet! I gjori për nga shpirti dhe i madhi për nga hipokriza, duke e menduar veten si “alim” nis e ndanë këshilla! Myslimanët e vendit e dinë cili dhëmb i dhemb dhe ku po i shkon gjuha, por, myslimanët e vendt dinë edhe më tepër se sa ka kapacitet Shaqir Fetai për t’i besuar gjenialitetit të popullit! Populli nuk e ka hall Shaqir Fetain, populli e ka hall BFI-në, prandaj, respekti dhe detyrimet që populli i ka ndaj Institucionit nuk mund të konceptohen si “nënshtrim” i popullit para këmbëve të pista të Shaqir Fetait.
Shaqir Fetai u mbyt në përjekjet e tij, si ai bishti i këputur i xhapinit, për ta bindur popullin që mos t’i besojnë shpifësve dhe gojakëqinjëve që po flasin kundër tij, kurse, kurrë nuk pati guximin që të dalë në debat publik për t’i bllafaquar faktet dhe argumentat të cilët Shaqir Fetain e nxjerrin si komplotist, si tradhëtarë, si bukëshkelës, si manipulatorë, si thyes i të gjitha normave të miqësisë së ndershme! Shaqir Fetai është me zero vlera dhe nuk ka të drejtë që ta ofendoj popullin me “këshilla” e “amanete” perverse!
Këshillat Shaqir Fetai po i jepka nga përvoja e tij dhe nga fryma edukuese kuranore! Ai sa herë që i duhet ta kamuflojë shpirtin e tij katran, si dhe pasionin e tij për tradhëti e komplot, thirret në frymën kuranore sipas të cilës qenka edukuar! Po cila frymë kuranore thotë se mund të bëhesh komplotist, tradhëtar e bukëshkelës? Shaqir Fetai asnjëherë nuk ka përtuar që të tallet me Kuranin e Madhërishëm, madje që kur ka hyrë në “bylyk ai ka pasur krejtësisht misione të tjera, pa dyshim, që të gjitha jasht frymës kuranore! I di ai, por, shumë mirë i di edhe populli! Veprimet, përcaktimet dhe praktikimet në jetën e tij e demantojnë Shaqir Fetain në përpjekjet e veta për ta bindur popullin se qenka edukuar në frymën kuranore. Mbase po por, kurrë nuk mund ta mohojë faktn se është tallur shumë keq me këtë frymë kuranore! Hipokrizia, injoranca, spiunimi, tradhëtia, komploti, shkelja e besimit që e gëzon nga tjetri – këto nuk janë frymë kuranore, por, janë shkathtësi që mësohen nëpër kanalizime antikombëtare e antifetare!
Një këshillë kuranore për këtë tallës: “Juve ju ka zbritur në librin (Kuranin), që kur të dëgjoni se po mohohet Kurani i Allahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër, përndryshe ju do të jeni si ata. Allahu do t’i tubojë hipokritët dhe jobesimtarët, që të gjithë në xhehenem”. (En-Nsa, 140)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Blinken: Putin do të tentojë të rrëzojë qeverinë në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se është “i bindur” se…

Dhimbje e lot në varrimin e nxënësve në Gllogjan, i dyshuari ende në arrati

Qindra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve…

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Veteranët”

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si…

Video e Zidanit me pronarin e Almerias që po bën xhiron e botës

Një video e Zizu me Turki Al-Sheikh po bën xhiron e botës.…

Lufta me Covid-19, Kina premton ndihma shtesë për Italinë

Presidenti Xi Jinping ka bërë të ditur se Kina do të dërgojë…