Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me 141 vota pro dhe 32 abstenime, për t’i bërë thirrje Rusisë që të tërhiqet menjëherë dhe pa kushte nga Ukraina, gjë që është një shenjë se komuniteti ndërkombëtar nuk është lëkundur në vendosmërinë e tij për të dënuar veprimet e Rusisë.

Në total, 141 vende shprehën mbështetjen e tyre për rezolutën. Shtatë ishin kundër – Rusia, Bjellorusia, Koreja e Veriut, Siria, Mali, Eritrea dhe Nikaragua, transmeton Telegrafi.

Në votimin e fundit, që u zhvillua menjëherë pasi Rusia aneksoi republikat në lindje të Ukrainës, Rusia u dënua me 143 pro dhe 5 kundër dhe 35 abstenime, shumica e tyre nga vendet afrikane.

Pas shpalljes së rezultateve shpërthyen duartrokitjet. Në anën tjetër, Rusia ka punuar shumë për t’i dhënë fund izolimit të saj duke vënë në dukje dëmin që Perëndimi i ka bërë duke dërguar armë në rajon ose duke vënë në dukje një krizë urie në rritje, duke fajësuar sanksionet perëndimore.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitri Kuleba, tha se duke votuar për rezolutën e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 141 vende anëtare të OKB-së e bënë të qartë se Rusia duhet të ndalojë agresionin e saj të paligjshëm. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ursula von der Leyen arrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani

Presidentja e Komisionin Europian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Prishtinë.…

Rasti i Kumanovës në Supreme, Raufi: Anulohet seanca, presim rigjykim për rastin

Pas gjashtë viteve nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” në…

Quni: Nuk jemi të interesuar për luftë, por nëse është e pashmangshme, prapë do të fitojmë

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb,…

Planeti po ‘digjet’, pse valët e të nxehtit në botë po bëhen më intensive?

Kur leximet e temperaturës filluan të vijnë nga stacionet e motit në Antarktidë në…

Kapet me armatim dhe municion, arrestohet 39-vjeçari nga Kondova

Sot rreth orsës 00:30 pas mesnatës në rrugën “Novo Projektuar” në zonën…