Drejtori i CIA-s William Burns gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Inteligjencës së Senatit: “Ai është i burgosur i gabimeve të tij dhe nënvlerësoi ndikimin e sanksioneve: flluska e propagandës nuk mund të qëndrojë pafundësisht”

Drejtori i CIA-s, William Burns, është i qartë: “Putini nuk ka asnjë rrugëdalje të mundshme nga lufta. Ai po përpiqet të blejë kohë me këto negociata false.”

Dje, të enjten, 10 mars, Burns dhe shërbimet e tjera të larta sekrete mbajtën një seancë dëgjimore në Komitetin e Senatit për Inteligjencën. Ishte një shkëmbim shumë i drejtpërdrejtë pyetjesh dhe përgjigjesh, me pak rezerva. Një shenjë se administrata vazhdon strategjinë e saj të transparencës për të vënë Kremlinin në vështirësi.

Burns argumenton se, në këtë pikë, Putini është i burgosur i vlerësimeve të tij të gabuara. Udhëheqësi rus ishte i bindur se “ka pajisur sistemin ekonomik në mënyrë që të jetë në gjendje t’i rezistojë sanksioneve perëndimore, por tani po zbulon se nuk është kështu”.

Në veçanti, thotë Burns, ai nuk kishte marrë parasysh masën e Thesarit të SHBA-së, që pengoi Bankën Qendrore të Moskës të manovronte rezervat e mëdha të monedhës së fortë (ekuivalenti i 600 miliardë dollarëve). Sipas drejtorit të CIA-s, presidenti rus e ka mbyllur vendin e tij “në një flluskë propagande”. Por, shtoi ai: “Nuk mendoj se do të mund t’i shkëputë qytetarët pafundësisht nga e vërteta. Tashmë shohim se po filtrojnë informacione për ushtarët e vdekur dhe të plagosur që po kthehen në Rusi. Dhe njerëzit kanë filluar të kuptojnë pasojat e rënda ekonomike të sanksioneve”.

Senatorja republikane Susan Collins pyeti më pas nëse rusët synojnë të përdorin armë kimike apo biologjike në Ukrainë. Një mundësi e evokuar të mërkurën më 9 mars nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Numri një i CIA-s u përgjigj kështu: “Ky eventualitet është pjesë e mënyrës së veprimit të rusëve. Ata tashmë kanë përdorur armë kimike kundër qytetarëve të tyre. Dhe ata kanë inkurajuar përdorimin e tyre në Siri dhe gjetkë. Ne po e marrim këtë rrezik shumë seriozisht”. Burns, megjithatë, nuk tha nëse ka ndonjë të dhënë konkrete në fushën e betejës.

Avril Haines, Drejtor i Inteligjencës Kombëtare, shtoi: “Ne nuk kemi arsye të besojmë se Ukraina po përgatit armë kimike, biologjike apo bërthamore”. / corriere della sera – bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rasti “RASHKOVSKI”, Spasovski pranon lëshimet në M-NAV

Për herë të parë që pas publikimit të bisedës ku sekretari i…

‘Deutsche Welle’ e Gjermanisë censuron raportimin kritik të Izraelit

Bordi editorial i DW-së në një udhëzues të ri raportimi dërguar stafit…

Përfundoi marrja në pyetje e Agapi Dika për “Zhvatjen”

Ka përfunduar marrja në pyetje e kryetares së Kuvendit të Lidhjes Ndërkombëtare,…

Lukashenka urdhëron mbylljen e kufirit Bjellorusi-Ukrainë

Aleaksandër Lukashenka, sunduesi autoritar i Bjellorusisë, tha se ka urdhëruar mbylljen e…

12 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv nga testimi për koronavirus

12 raste të reja të prekur nga virusi korona në vendin tonë.…