Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha për Rusinë se është duke kryer një gjenocid në Ukrainë.

Ai kishte qenë në një ngjarje në Iowa, ku bëri një deklaratë për gjenocidin gjatë një fjalimi për çmimet e karburantit, përcjell Telegrafi.

Dhe ai u pyet për këtë koment pak më vonë teksa hipi në Air Force One.

Ja çfarë tha ai:

“Po, e quajta gjenocid… Dhe numri i provave po shtohet. Është ndryshe nga ajo që ishte javën e kaluar”.

“Më shumë prova po dalin nga aty – për gjërat e tmerrshme që kanë bërë rusët në Ukrainë. Dhe ne do të mësojmë gjithnjë e më shumë për shkatërrimin”.

“Dhe ne do t’i lëmë avokatët të vendosin ndërkombëtarisht nëse kualifikohet apo jo (si gjenocid), por sigurisht që kështu më duket mua”.

Ndryshe, gjenocidi kuptohet nga shumica si krimi më i rëndë kundër njerëzimit – një shfarosje masive e një grupi të caktuar njerëzish.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: E vërteta duhet të jetë kauzë e të gjithëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit,…

Rrustemi nga Haga: Vizitat e Haxhiut ishin institucionale dhe të rëndësishme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka dhënë detaje nga vizitat e…

Protestuesit hodhën gur në drejtim të presidentit kilian – lëndohet lehtë një këshilltar i Boriqit

Presidenti kilian me origjinë kroate, Gabriel Boriq (36) u sulmua me gurë…

Porti i Durrësit do të kthehet në port turistik, investim 2 mld €

I vjetri zhvendoset në Porto Romano, gara hapet së shpejti Porti i…

Radev: Vetëm përmes dialogut me Bullgarinë do të përshpejtohet rruga e Shkupit drejt BE-së

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, nga Brukseli deklaroi se përshpejtimi i rrugës…