Në gjykimin e djeshëm të rastit “Monstra”, deklarata që çuditi më së shumti është ajo e tashmë të dënuarit, Fejzi Aziri, i cili ftoi kryeprokurorët Lubomir Joveski e Villma Ruskoska që ta vizitojnë në burg sepse do t’u propozojë prova për porositësit dhe organizatorët e vrasjes së pesëfishtë, me emra e mbiemra. Kjo gjë e ka befasuar edhe vetë avokatin Naser Raufi i cili ka 9 vite që e mbron në gjykatë. E edhe pse nuk ka pasur njohuri, Raufi beson se një e vërtetë fshihet pas kësaj deklarate.

“Unë për këtë punë jam i befasuar por po ashtu edhe i besoj që ka të dhëna, që ka informata, pasi që është njeri në moshë dhe njeri serioz. Mendoj se është përgjegjësi dhe detyrë e prokurorisë, që praktikisht edhe i orientoi se kush do të jenë, sigurisht ka besim tek këta dy prokurorë dhe mendoj se këta dy prokurorë duhet që së paku ta thërrasin në Prokurori që të prononcohet”, u shpreh avokati Naser Raufi.

Po Prokuroria duket se nuk e ka ndërmend të veprojë kështu.

“I dënuari kishte mundësi që gjatë hetimit, si dhe gjatë gjykimit që ishte publik, të dorëzojë informacione, dëshmia në të cilat thirret, e thotë se lidhen me veprën penale për të cilën është dënuar. Në fakt ai mundet në çdo moment, në procedurë adekuate të kërkojë para prokurorit kompetent që të denoncojë vepra penale përmes procesverbalit. Veprat penale nuk denoncohen tek Prokurori republikan, e as sipas dëshirës tek ndonjë prokuror konkret”, thonë nga Prokuroria.

TV21 kontaktoi edhe me prokuroren e lëndës, Fatime Fetai. Ajo rithekson se i akuzuari ftesën ua ka drejtuar Joveskit e Ruksoskës, andaj vendimin a do të shkojnë ta vizitojnë e sjellin prokurorët e përmendur.

“Ajo që është me rendësi të theksohet është fakti që i akuzuari Fejzi Aziri i kishte ne dispozicion gati 9 vjet të flasë në mbrojtjen e vet dhe nëse kishte njohuri për kryerës të tjerë të veprës t’i ndajë me gjykatën dhe prokurorinë. Seancat gjyqësore ishin te hapura, gazetarët ishin prezent. Fejzi Aziri kurrë nuk përmendi një gjë të tillë”, deklaroi për TV21 Fatmime Fetai – prokurore e lëndës.

Prokurorja Fetai po ashtu tha për TV21 se para se ta marrin lëndën në PPS, i akuzuari Fejzi Aziri ka shkuar në hapësirat e PPS-së, me qëllimin, siç thotë Fetai, gjoja të tregojë informata për rastin dhe kryerësit. Po doli e kundërta, shton prokurorja, duke thënë se Aziri “në PPS erdhi të pyesë se çfarë materialesh kemi për atë personalisht, e jo të flet për atë qe kërkoi takim”.

E deri sa mbetet të shihet se si do të veprojnë prokurorët, avokati Naser Raufi thotë se brenda javës do ta vizitojë të dënuarin Aziri për folur rreth deklaratës së tij të djeshme. Avokati dyshon se ajo ka të bëjë me identitetin e dëshmitarit të koduar “E1”, nga i cili Raufi mendon se mund të dalë informacion. Raufi vazhdon të ritheksojë mendimin se rasti ka pasur skenar ku të përfshirë ka edhe funksionarë. Se si do të rrjedhin ngjarjet më tej, Raufi thotë se do të varet nga informatat që mund të japë Aziri. Ndërkaq i dënuari ka paralajmëruar se provat do t’i paraqesë në opinion nëse prokurorët nuk e vizitojnë për 10 ditë./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…