Shqipëria pritet që sot të çelë negociatat me Bashkimin Europian, 16 vite pas firmosjes së marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

Çfarë nënkupton hapja e negociatave me BE-në?

Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Komisioni Europian do të nisë ekipet që do t’i bashkëngjiten administratës shtetërore në Shqipëri, ku do të kontrollojë ligjet dhe zbatimin e tyre.

Me përafrimin e këtyre ligjeve do të hapen dhe mbyllen kapituj me sukses ose dështim, që në total do të jenë 35.

Kapitulli i parë me të cilin do të nisë procesi i negociatave është ai i të drejtave themelore të njeriut dhe më pas do të ketë kapituj për reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, liria e medias etj.

Më pas do të ketë kapituj dhe për lidhjet ekonomike dhe tregtare. Ky proces do të ndiqet hap pas hapi nga Komisioni Europian. Ky proces pritet të zgjasë disa vite./Euronews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Reformimi i policisë amerikane

Trump nënshkruan vendimin pas trazirave që shkaktoi vrasja e Floyd Presidenti amerikan…

Boki 13 kërkon përjashtimin e Ruskoskës, thotë se është e korruptuar

I akuzuari i parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski – Boki 13…

Ukraina merr sisteme të mbrojtjes raketore me rreze të shkurtër nga Mbretëria e Bashkuar

Gjashtë sistemet e para të mbrojtjes ajrore Stormer HVM (raketë me shpejtësi…

KB: Situata me Navalnin është shumë shqetësuese

Rasti me Aleksej Navalnin, kritikuesin më të ashpër të Kremlinit, është shumë…

Këtë muaj takim i ri mes Shkupit dhe Sofjes

Këtë muaj në Shkup pritet të mbahet takim dy-ditësh i Komisionit maqedono-bullgar…