Anticikloni i fuqishëm me qendër mbi Britaninë e Madhe pritet të shtrihet gradualisht drejt Holandes, Gjermanisë dhe Gadishullin Ballkanik, por nga periferia e këtij sistemi do të vazhdojnë të depërtojnë masa të freskëta ajrore të cilat nuk do të lejojnë ndonjë nxehtësi të madhe të menjëhershme.

Këto masa ajrore anticiklonike pritet të largojnë përfundimisht vranësirat e shiut nga rajoni ynë duke kushtëzuar intervale të gjata kohore me diell, megjithatë priten vranësira të herëpashershme, por pa reshje atmosferike.

Pra, nga sot (e diele) na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Do të vazhdojnë erërat e freskëta nga veriu, verlindja dhe veriperëndimi. Temperaturat ditore do të fillojnë të rikoperohen gradualisht.

Fillimi i javes së re pritet të jetë relativisht i freskët me rritje të ngadalshme të temperaturave, por nga mesi i javës priten rritje të kënaqshme të temperaturave. Nga fundi i javës priten rritje të mëtutjeshme të temperaturave dhe pritet valë e re e nxehtësisë verore me temperatura deri apo edhe mbi 35 gradë Celsius.

Në bregdet që nga nesër pritet mot kryesisht stabil dhe i nxehtë, me rritje pak më të shpejta të temperaturave ditore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kryeministri malazez, Krivokapiq: Kam informacione se ishte përgatitur arrestimi im pas kthimit nga Beogradi

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq njoftoi se kishte marrë informacione…

PD shpall zgjedhjet për kryetarin e ri më 13 Qershor

Partia Demokratike do të mbajë zgjedhjet e brendshme për të zgjedhur kryetarin…

“TotalEnergies” tërhiqet nga projekti rus i naftës

Firma franceze e naftës dhe gazit “TotalEnergies” ka thënë se është tërhequr…

Arrestohet një zyrtar i komunës së Pejës, e bëri jashtëligjshëm shtetas të Kosovës një të huaj

Një zyrtar i komunës së Pejës është arrestuar për keqpërdorim të detyrën…

Ekspertët: Koronavirusi arrin kulmin brenda një jave

Epidemia e pneumonisë virale që tashmë ka shkaktuar më shumë se 100…