Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka thënë se ka ardhur koha që politika të hartojë një kod të ri elektoral, pasi sipas tij do të jetë më efiçent se sa të arnohet çdo vit i vjetri.

Sipas Celibashit edhe Ligji i Dekriminalizimit duhet të rishikohet, që çështja “non grata” të specifikohet më qartë për të mos i lënë end interpretimeve.

Në janar partitë politike do të ulen sërish në tryezë për diskutuar për reformen zgjedhore.

“Mendoj se është më mirë një kod i ri zgjedhor, pasi ky që kemi është arnuar zgjedhje pas zgjedhje. Do të ishte mirë një kod i r”i.

Duke marrë shkas nga ndryshimet e fundit, Celibashi kërkon nga politika që në këtë tryezë KQZ të ketë një rol aktiv, që të mos mbetet vetëm para faktit të kryer.

“Logjika do që të marrësh edhe mendimet e faktorëve të tjerë politikë, aq më tepër KQZ-së”.

Ndryshe nga PS, Kryekomisioneri nuk mendon që ë Shqipëri nuk është ende koha që partitë politike të mos jenë fare të përfshira në administrimin zgjedhor.

“Ka ardhur koha që partitë të mos kenë kaq të drejta në raport me procesin zgjedhor, por akoma jo totalisht të shkëputura nga procesi”.

Përveç kodit zgjedhor, sipas Celibashit duhet të rishihet edhe ligji i dekriminalizimit, pasi për çështjen e “non grata” nuk duhet të lënë me hapësirë për interpretim.

“Ligji për dekriminalizimin ka nevojë për një ridiskutim dhe duhet të jetë i qartë rasti kur jë zyrtar nuk merr dot një zyrë publike. Do të duhet të mos lihet hapësirë për interpretim subjektiv”.

KQZ mendon se pretendimet e palës humbëse pas çdo procesi zgjedhore nuk do të marrin fund as me ndryshimet dhe as me kodin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rusia shënoi rekord të viktimave me koronavirus

Numri i viktimave me koronavirus ka shënuar rekord për të katërtën ditë…

Arrestohet një kosovarë në Bllacë

Policia e Maqedonisë dje në ora 7 e 35 minuta ka arrestuar…

Rritet me 5% popullsia shqiptare në RMV

Autoritetet publikojnë rezultatet e censusit Pas dy dekadave nga regjistrimi i fundit…

Zaharieva: Do ta ndjekim regjistrimin në Maqedoninë e Veriut

Evropa dhe Bullgaria do ta ndjekin zbatimin e regjistrimit në RMV që…