HEJZA me Zake Prelvukajn, piktore

Zake Prelvukaj është piktore dhe ligjëruese në lëndët pikturë dhe arte vizuale në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. U lind më 1963 në Martinaj të Plavës. Prelvukaj diplomoi për pikturë në vitin 1991 në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, në klasën e prof. Nysret Salihamixhiqit. Në vitin 1993 filloi punën si docente në lëndën pikturë monumentale. Në vitin 1997 magjistroi në lëndën e pikturës, në klasën e prof. Muslim Mulliqit. Në vitin 2000 mori klasën e pikturës, si profesor i asociuar. Gjatë karrierës së saj të deritanishme ka realizuar ekspozita të shumta personale dhe grupore si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj. Zake Prelvukaj është një piktore e veçantë që di t’i përdorë dhe kombinojë ngjyrat, të cilat duke i dhënë formë asaj që del nga shpirti i piktores, thjeshtë të bëjnë për veti…

HEJZA: Ngjyra të tollovitura në pëlhurë, pak dritë, pak hije! Është ky stacioni i fundit i pikturimit modern?

ZAKE PRELVUKAJ: Piktura merr format e veta sipas aktuales, e cila çdo herë na bën të ndihemi ndryshe. Ngjyrat ndërrojnë vend duke folur ndryshe në dirigjim të konceptit.

HEJZA: Çdo stil në art ka filozofinë dhe epokën e vet të emërtuar! Në ç’epoka mund ta kërkojmë artin e sotshëm konteporan! Çka po pikturohet sot në botë? Çfarë piktura po pëlqehen e çfarë po ekspozohen?

ZAKE PRELVUKAJ: Koha digjitale e ka bërë të veten. Sot kemi mundësi të bëjmë edhe pikturën digjitale. Filozofia e kësaj kohe do lexohet ma vonë, sepse kjo kohë është e padukshme tash për tash. Jemi në tranzicion shpirtëror optik. Koha dhe teknologjia na kanë bërë të absorbojmë pa vetëdije. Mendoj se është provokative dhe pozitive për krijues. Më së shumti blerja dhe e kërkuara përcaktohen prej muratorëve.

HEJZA: A kemi shkollë autoktone të artit pamor, jo vetëm si disiplinë akademike! A kemi artistë të mëdhenj për të cilët duhet të investojë shoqëria jonë? Sa investojmë ne për të nxjerrë sot një Zef Kolombi, Kolë Idromeno, Guri Madhi, Ibrahim Kodra, Adem Kastrati, Omer Kaleshi, Ismet Jonuzi etj.

ZAKE PRELVUKAJ: Natyrisht se kemi pasur edhe në Kosovë artistë të mirë nga gjenerata e parë, Mulliqi, Xhafa, Ferri, Vokshi etj. Kemi artistë të mirë të çdo gjenerate. Janë multidisiplinar dhe janë duke shënuar mjaftë mirë epokën e vet. Madje, kanë shkuar shume larg disa nga ta, duke u radhitur në artistë të njohur ndërkombëtar.

HEJZA: Ekspozitat sezonale të punimeve artistike a do të ndikonin në krijimin e një tradite për blerjen e këtyre veprave nga shkollat tona, nga dikasteret qeveritare, nga ndërmarrjet tona, nga kazermat, nga institucionet nacionale, nga individë-koleksionistë të ndryshëm!

ZAKE PRELVUKAJ: Mendoj se tani është bërë një punë e mirë nga qeveria. Projekti për rimëkëmbje i qeverise, gjegjësisht MKRS, i ka ndarë 247 000 euro për blerjen e veprave artistike. Kjo është një ndihmë, mbështetje shumë e nevojshme dhe jashtëzakonisht e mirë për artistët. Çdo kohë i ka artistët e vetë. Kemi edhe aty këtu individë koleksionistë të interesuar për vepra të artistëve që tani kanë krijuar emër, duke i përzgjedhur nëpër ekspozita te ndryshme në galeri private dhe publike. Por, natyrisht artistët i ka godit shumë pandemia. Disa vërtetë kanë mbetur shumë keq.

HEJZA: Pse një piktor produktiv shqiptar që jeton jashtë atdheut mund të jetë me famë botërore, kurse në vendin e origjinës së vet mund të njihet nga tre-katër persona të të njëjtës fushë! I ka fajet “atdheu” apo piktura!

ZAKE PRELVUKAJ: Unë nuk mendoj ashtu. Atdheu i ka përqafuar duke u nda mjete për ekspozita në GKK, madje janë më të përkëdhelur se ne këtu. Kosova ka migruar. Nga lufta më herët, nga gjendja ekonomike familjare. Artistet kanë fillua të afirmohen nga shteti ku janë vendosur dhe kanë ardhur më lehtë se ne deri te fama dhe mbështetja. Kjo ka ndodh edhe në profile tjera.

HEJZA: Po të ishit pushtet, cili do të ishte raporti i juaj ndaj kulturës e, në veçanti, ndaj artit figurativ! Shqiptarët tashmë kanë provuar të drejtohen edhe prej persona nga sfera e artit figurativ por edhe nga letërsia. Çka i dhanë nga kultura pushtetit e çka nga pushteti kulturës?

ZAKE PRELVUKAJ: Së pari kisha investuar në infrastrukturë, objekte kulturore, si muzeun e arteve bashkëkohore, galerinë kombëtare, fakultetin e arteve, shtëpinë muze te artisteve dhe atelietë e artistëve aktual. Asnjë nga këto nuk e kemi. Qëndrojmë shume keq. Jemi në objekte të improvizuara dhe jo adekuate për realizim të asaj çka kërkohet. Pa këto nuk ekziston as shteti. Besoj dhe uroj që sa më shpejtë të bëhen. Kultura pushtetit i ka dhënë shumë, sidomos individët. Ndërsa shteti nuk ka vërejtur se ku jemi dhe për atë jemi pa objekte, sidomos fakulteti i arteve, shkollimi i shkallës së lartë, që është më i thirruri për marrjen e dijes në shtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mbi origjinën ilire të gjuhës shqipe

Kumtesa e mbajtur në vitin 1982 në Beograd nga dr. Idriz Ajeti,…

VIDEO / Doktori i njohur: Ja e vërteta që po na fshihet pas koronavirusit

Shiva Ayyadurai, i njohur nga të gjithë si Doktor Shiva, është një…

Shqiptari Fetah Efendiu sipas dokumenteve të UDB-ës jugosllave

Pas vdekjes së Ataullah Hoxhës (dhjetor të vitit 1946), për udhëheqës të…

Mohamed Salmawy: Një film për mbretin shqiptar të Egjiptit, Mohamed Ali

Më shumë se 3 shekuj më parë, një familje nga Zëmblaku i…

Biografi për të famshmin Ali Pashë Tepelena

Nga Aurenc Bebja/ “La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit…