Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

“Republika e Turqisë është partner, mik dhe aleat i madh i Republikës së Kosovës”, tha Kurti, teksa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë.

Kryediplomati turk theksoi mbështetjen e Turqisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, sikurse edhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ai tha se Turqia e mbështet anëtarësimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës dhe se Kosova është vend partner i NATO-s. Po ashtu, Çacasoglu theksoi se Turqia e  ka shumë të rëndësishme paqen dhe stabilitetin, dhe se nuk do të lejojë që rajoni i Ballkanit të kthehet në vitet e errëta të viteve 90.

Tutje ministri vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve.

Duke potencuar stabilitetin institucional dhe indikatorët pozitiv ekonomik, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për nxitjen e investimeve nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social, dhe luftimit të krimit dhe korrupsionit. Kurti veçoi synimin e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s ndërsa theksoi mundësitë për rritje të bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri.

“U diskutua për shumë fusha të bashkëpunimit në ekonomi, energji, siguri dhe mbrojtje. U vlerësuan lidhjet e shumta mes dy vendeve, duke veçuar ato mes qytetarëve, që janë një urë për marrëdhëniet e forta dypalëshe”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ukrainës do t’i duhen dekada për të hyrë në BE, thotë Macron

Ukrainës do t’i duhen dekada për t’u pranuar në Bashkimin Evropian, thotë…

Rusia nuk ka pasë ndonjë përparim të madh në lindje, thuhet sipas institutit kërkimor amerikan

Sipas studimit të lartë amerikan të mbrojtjes thuhet se forcat ruse nuk…

Numri i të infektuarve me Kovid 19 po rritet, nuk ka kufizime më rigoroze për lëvizjen e qytetarëve

Gjatë 24 orëve të fundit mes 30 dhe 31 mars janë bërë…

Tërmeti 5.1 shkallë shkund Francën

Një tërmet ka goditur Francën Perëndimore, duke u ndjerë deri në Bordeaux…