Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për hapjen e procedurës hetimore kundër 46 vjeçarit të dyshuar për vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 lidhur me nenin 19 (në tentativë) të Kodit Penal.

“Më 14 janar, në një dhomë pune – kuzhinë të një restoranti në Shkup, në rrugën “Kiril Pejçinoviq”, i dyshuari ka kryer dhunë në familje dhe me dashje ka tentuar t’ia marrë jetën djalit të tij.

Pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale, për shkak të së cilës paraprakisht ishin prishur marrëdhëniet e ndërsjella, i dyshuari ka marrë një thikë kuzhine dhe viktimës i ka shkaktuar tri plagë me thikë në pjesën e barkut, kraharorin e djathtë dhe shpinës, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ai është penguar në kryerjen e vrasjes nga një dëshmitar, i cili ka ndihmuar viktimën dhe e ka dërguar në spital.

Prokurori publik kompetent, gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup, gjithashtu i ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, sepse ekzistojnë rrethana të veçanta që arsyetojnë frikën se do ta përsërisë veprën, gjegjësisht se ai do të përfundojë veprën e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Prokurorja Hajdari: Krimet e luftës në Kosovë të ngritën në nivel ndërkombëtar – UNIMK dhe EULEX kanë bërë shumë pak për rastet e dhunës seksuale

Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, para të pranishmëve ka folur edhe…

Digjet një veturë me targa RKS në Zubin Potok

Një veturë me targa RKS është djegur në orët e para të…

Ish kryeprokurorja speciale Janeva, nga burgu i Shutkës përfundon në spital

Ish-prokurorja speciale, Katica Janeva për shkak të gjendjes së vazhdueshme të rënduar…

Kanadezët marshojnë kundër islamofobisë

Disa mijëra kanadezë marshuan në qytetin e Londrës, në Ontario të Kanadasë,…

Zaharieva: Do ta ndjekim regjistrimin në Maqedoninë e Veriut

Evropa dhe Bullgaria do ta ndjekin zbatimin e regjistrimit në RMV që…