Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Evropën të Gjermanisë, Michael Roth. Në fokus të telefonatës ishin përgatitjet e Presidencës gjermane të Këshillit, ku Ballkani Perëndimor pritet të jetë në qendër të vëmendjes dhe përmbushja e të gjitha detyrimeve nga Shqipëria për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Nënvizuam përkushtimin e patjetërsueshëm të Shqipërisë për të zbatuar të gjitha kushtet e nevojshme për të përparuar në rrugëtimin evropian.”- u shpreh Cakaj në një postim në Facebook mbi bisedën e zhvilluar me Roth.  Gjithashtu, biseda u përqendrua edhe në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe mes BE-së në luftën e përbashkët kundër pandemisë COVID19. “Përderisa vlerësuam pozitivisht përpjekjet tona, u pajtuam për të bashkërenduar veprimet për hapjen graduale të kufijve dhe rimëkëmbjen ekonomike.”- përfundoi Kryediplomati Cakaj reagimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…