Letër nga Shkupi

Një ditë, kur Maqedonia e Veriut do të gjendet para zbatimit të detyrave ndërkombëtare në rrafshin kulturor – decentralizimin e të gjitha institucioneve kulturore nacionale, dhe kur menaxhimi i tyre do të ngelë detyrë e pushtetit lokal, atëherë edhe Komuna e Çairit do të bëhet “pronare” e disa institucioneve të tilla. Kompleksi i Çarshisë së Vjetër është përplot me institucion kulturore nacionale (Hamami i Daut Pashës, Çifte Hamami, Suli Hani, Kurshumli Hani, Muzeu i artit bashkëkohor, Kalaja, Çarshia e Vjetër, Teatrin Kombëtar, Teatrin për fëmijë e të rinj, Parkun e Çairit), të cilat një ditë do të duhet të menaxhohen nga “ministria” e kulturës në kuadër të kësaj Komune!
Nga ana tjetër, në këtë komunë, aktualisht kultura shqiptare është “e vdekur”! Kjo komunë, me një numër të madh shqiptarësh, me disa shoqata kulturore, grupe krijuesish e artistësh, pa dyshim që shumë shpejt do të gjendet para nevojës për themelimin edhe të një agjenci apo drejtorie, si një vatër që do të përkujdeset për zhvillimin profesional të artit dhe kulturës në këtë Komunë, do të përkujdeset për asetet kulturore që i ka e që nuk i gjen në asnjë komunë tjetër të vendit. Kjo agjenci apo drejtori do të jetë e industrisë kreative, e cila përmes programeve të veta do të përkujdeset për zhvillimet kulturore nga fusha e artit, filmit, teatrit, trashëgimisë kulturore arkitekturës, dizajnit, modës, turizmit kulturor, prodhimeve audio vizuale, të rekreacionit, të teknologjisë etj. Një përqindje bukur e madhe do t’i takojë edhe kulturës shqiptare, kështu që detyrimisht, Çairi, si një njësi territoriale administrative, do të shndërrohet dhe do ta gëzojë epitetin Komunë Kulturore!
Këtë proces nuk do të mund ta pengojë dhe ta ndalojë asnjë fuqi e asnjë subjekt në vend! Së këndejmi, sa është duke u përgatitur kjo Komunë për një fazë të këtillë e cila do të vije shumë shpejt, cilat janë politikat e kësaj Komune në këtë drejtim, madje edhe në drejtim të përzgjedhjes dhe përgatitjes së kuadrit, potencial ky që duhet të vijë kryesisht nga të rinjtë, të cilët, në mungesë të perspektivave të tyre, po ikin gjithnjë e më shumë!
Sa po punohet në drejtim të tubimit të të gjitha asociacioneve kulturore, të subjekteve që merren me art e me krijimtari, të personaliteteve kulturore që gravitojnë në këtë komunë dhe përreth, me qëllim të themelimit paraprakisht të një “çerdhe kulturore”, ku do të nisnin të zënë fill të gjitha projektet, të gjitha programet kulturore, të cilët do të ofronin ngjarje, aktivitete kulturore të përditshme. Nëse nuk ia del të krijojë një skemë gjithëpërfshirëse, një strategji në këtë rrafsh, nuk do të jetë në gjendje të dijë as nivelin e buxhetit për këtë obligim, detyrë dhe zhvillim kulturor. Shqiptarëve do t’u ikë gjithçka duarsh dhe pastaj do të merremi me “potpuri ankesash e protestash politike”! Çairit, shumë shpejtë, kur do të marrë epitetin “Komuna Kulturore”, do t’i duhet të gjejë specialistë të fushave të ndryshme të kulturës. Këta nuk prodhohen brenda natës, as nuk gjenden “rezervë” nëpër taborret partiake, por paraprakisht zgjidhen, tubohen, përgatiten dhe mbahen tubë si aset kulturor i domosdoshëm për periudhën që do të vije. Potenciali i tyre kulturor, artistik, krijues e kreativ nuk guxon të anashkalohet, por duhet të shfrytëzohet në ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin me aktivitete kulturore të përditshme, në krijimin e politikave kulturore, të strategjive e të planeve për t’ia dhënë Komunës edhe identitetin kulturor krahas identitetit sportiv!
Natyrisht, Çairit i duhet që t’i stimulojë të rinjtë për t’u përgatitur për një mision të tillë jetësor, t’i përzgjedhë dhe t’i dërgojë nëpër qendra të specializuara për një ndërmarrësi të tillë, t’i ftojë specialistët ndërkombëtarë që përmes ligjëratave të tyre të ofrojnë përvoja konkrete, të kontribuojnë në programe që sigurojnë potencial dhe ekip kulturor të gatshëm të përballen me çdo sfidë në këtë aspekt dhe t’i tejkalojnë ato duke u bërë shembuj të zhvillimit kulturor në vend e më gjerë. Ky vizion duhet të jetë mbi të gjitha prioritetet për çdo strukturë drejtuese apo pretendentë për të drejtuar me këtë Komunë në të ardhshmen.
Çairit i duhet sa më parë të binjakëzohet me sa më shumë komuna, të cilat sfidën e të qenët “komunë kulturore” e kanë tejkaluar me sukses dekada e shekuj më parë! Çairi do të bëhet Komunë Kulturore, patjetër! /HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Hajredini: Grubi po i përsërit premtimet e rrejshme të Musa Xhaferit të vjetra më shumë se 10 vite

Albert Hajredini / Vendosja e një figure antipatike për elektoratin shqiptar në…

KA DEGRADUAR SISTEMI I VLERAVE

HEJZA me SARË GJERGJIN, poet Sarë Gjergji, i lindur në Stubëll, është…

Botim elektronik: E vërteta nuk ngulfatet nga asnjë kataklizëm

(Dy fjalë për botimin elektronik të librit TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR…

Mungesa e një çmimi dinjitoz

Letër nga Tetova Përderisa në Shqipëri e Kosovë sado kudo vlerësohet letërsia,…

NUK BËJMË ASGJË PËR TEATRIN

HEJZA me Afeida Boriçi Memetin, regjisore Afeida Boriçi Memeti u diplomua në…