Një 44-vjeçar nga Kosova po dyshohet se e ka vrarë gruan e tij  33 vjeçe në Heilbronn. Sipas raportimit të mediave gjermane, shkak për vrasjen e gruas thuhet të ketë qenë xhelozia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Gjermani. 44-vjeçari nga Kosova thuhet se e ka goditur disa herë me thikë gruan e tij 33 vjeçe, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Mediat gjermane kanë raportuar se motivi i vrasjes po dyshohet të jetë xhelozia. Ndërkaq thuhet se burri është paraqitur vetë në polici.

“Një burrë 44-vjeçar thuhet se ka vrarë gruan e tij në Heilbronn mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë, burri goditi me thikë gruan e tij, jo një herë por disa herë. Dyshohet se motivi është xhelozia. Gruaja e tij 33-vjeçare vdiq nga plagët e saj. 44-vjeçari shkoi në stacionin e policisë Heilbronn, raportoi për ngjarjet dhe u arrestua pa rezistencë”, shkruajnë mediat gjermane.

Ndërkaq çifti nga Kosova thuhet se kanë shtatë fëmijë, të cilët nuk ishin prezentë në momentin tragjik.

“Kur policia kontrolloi menjëherë adresën e shtëpisë së familjes, gruaja u gjet e vdekur. Mbi të gjitha, shtatë fëmijët e mitur të çiftit u gjetën të paprekur në apartament. Sipas hetimeve fillestare, ata nuk ishin dëshmitarë të faktit. Por: Tani e tutje ata do të rriten pa nënën – dhe ndoshta pa baba gjithashtu”, shkruajnë mediat gjermane.

Menjëherë pas paraqitjes në polici të 44-vjeçarit, gjykatësi me urdhër të prokurorit publik të Heilbronn ka lësnhuar urdhërarrest për vrasje./GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…