Edhe pse qeveria pritet të votohet së shpejti, brenda BDI-së vazhdon të vlojë nga pakënaqësitë për emërimin e Artan Grubit, për Ministër të sistemit politik. Pakënaqësitë janë të dukshme, të paevitueshme dhe mund të shpërthejnë në çdo moment.

Fotoja e publikuar nëpër media me ish – shefin e shërbimit sekret, Sasho Miajlkov që disa ditë më parë doli në disa rrjete sociale ka rikthyer në skenë dyshimet se Grubi vazhdimisht koketon me VMRO DPMNE-në e ish regjimit të Gruevskit. Dyshimet se edhe gjatë trazirave në Kuvend, Grubi nuk pësoi asnjë lëndim dhe dukej në video se si mbrohej nga deputetët e ish-regjimit, veç se kanë konfirmuar se ai vazhdon të mbajë lidhjet edhe më tutje me drejtorin e shërbimit sekret. Në çfarë borxhi e ka futur Mijalkovi, Artan Grubin, është pyetja më e shpeshtë që po sillet nëpër mediat sociale!

A mund të jetë ky një plan për shkatërrimin e BDI-së, siç edhe është bërë më herët me partitë tjera shqiptare, që gjithmonë kanë instaluar nga një person në parti pikërisht për të dobësuar fuqitë e saj, dhe ato sot nuk ekzistojnë më. Dyshohet se ai me vrap të ketë shkuar te Sasho Mijallkovi për të kërkuar mbështetje për qeverinë e re, që të ketë ndonjë deputet shtesë nëse eventualisht dikush nga integristët e pakënaqur nuk do të votonte qeverinë e re.

Në BDI po vlojën gjakrat dhe do të vazhdojnë edhe më shumë në të ardhmen. Edhe pse do të votohet qeveria e re, pasojat në BDI-do të vijnë të mëdha dhe mund të vij deri te një përçarje të madhe brenda Bdi-së për një kohë shumë të shkurtër, bëjnë të ditur burime pranë Bdi-së për Zhurnal.

Shqetësimi më i madh është pikërisht se ka dyshime se Artan Grubi të jetë njeriu i cili ka disa vite që është në dyshim se po mban lidhje me VMRO-në, për interesa personale, theksojnë nga burime të Zhurnal.

Burime pranë BDI-së për “Zhurnal” theksojnë se është një habi e madhe se cila është fuqia e Grubit që e ka detyruar Ahmetin ta propozojë atë për Ministër. Habia është se si Ahmeti rrezikon të bëjë përçarje me strukturat më të larta në BDI dhe atë me themelues të saj që nga viti 2001, për ta mbajtur edhe më tutje Grubin në ekzekutiv.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti në disa media përsëri theksoi qëndrimin e tij se nuk do të ndryshojë emrat e propozuar për ministra, por sa është çmimi i kësaj këmbënguljeje. Kjo do t’i kushtojë shumë në të ardhmen dhe pasojat mbetet të shihet në vijim.

Andaj, trimni dhe guxim është edhe të dorëzohesh para argumenteve dhe jo të shkohet në vetshkatërrim. Një foto vlen më shumë se një mijë fjalë, e tillë është edhe fotoja e Grubit me Mijalkovin, sherri dhe dëmi i së cilës foto do të dalë në shesh më vonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…