Silva dhe Varhelyi propozim për zgjidhjen e ngërçit

Bullgaria nuk bindet dhe nuk heq dorë nga vetoja për Maqedoninë së Veriut. Si ministri i Jashtëm bullgar Svetllan Stoev ashtu dhe kryeministri i qeverisë teknike Stefan Janev konfirmuan mbështetjen për zgjerimin me vendet e Ballkani Perëndimor, ata njëzëri theksuan qëndrimin e Sofjes zyrtare se për momentin nuk mund të heqë veton mbi negociatat e pranimit për RMV.   

Pavarësisht këtij refuzimi të Bullgarisë, ministri i Jashtëm portugez Augusto Santos Silva dhe komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi paraqitën në Shkup një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Propozim që kryeministri Zoran Zaev e quajti bazë të mirë, por bëri të qartë edhe një herë se nuk do të negociohet për çështjet e identitetit maqedonas.

Me seriozitet dhe përgjegjshmëri do t’i shqyrtojmë të gjitha detajet e zgjidhjes së propozuar. Propozimi është bazë e mirë për arritjen e zgjidhjes së problemit, zgjidhje me të cilën do të mënjanohen pengesat dhe do të hapen negociatat. Është veçanërisht e rëndësishme që me këtë propozim nuk preken në asnjë mënyrë çështjet e identitetit tonë maqedonas, me çka pozicioni ynë kyç,” deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Ministri Silva vendi i të cilit mban edhe kryesimin e presidencës së BE-së, thotë se takimi me të dyja palët do ta ndihmojë BE-në të realizojë planin e saj për zgjerim.

Këto biseda të drejtpërdrejta janë gjithnjë të rëndësishme, por janë jashtëzakonisht të rëndësishme për diplomacinë. Kishim një sesion të plotë pune dhe si presidencë ne tani i kuptojmë më mirë pozicionet, interesat dhe idetë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pa dyshim kjo do të na ndihmojë në kryerjen e detyrës sonë,” pohoi Augusto Silva.

Nevoja për ndërmjetësim nga Brukseli vjen si pasojë e përpjekjeve të dështuara të të dy palëve për të zhbllokuar fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo e fundit pas plotësimit të të gjitha kushteve mbetet tani peng e mosmarrëveshjes midis Shkupit dhe Sofjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…