Bullgaria ka dërguar një memorandum sqarues deri tek vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ku nënvizon se maqedonasit janë projekt i Tito-s dhe se gjuha maqedonase nuk ka ekzistuar deri më 2 gusht të 1944, përcjell INA.

Bullgaria po synon të bindë vendet anëtare se identiteti dhe gjuha maqedonase nuk kanë ekzistuar deri më 2 gusht 1944 dhe se krijimi i tyre ka pasur si qëllim ndërprerjen e lidhjeve midis populates së ish-Republikës Socialiste të Maqedonisë me Bullgarinë.

Për gjuhën maqedonase, në memorandum thuhet se ajo është normë regjionale e gjuhës bullgare. Sofja zyrtare kërkon nga BE që në të gjitha dokumentet zyrtare të qëndrojë “gjuha zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut apo “gjuha maqedonase me fusnotë “në përputhje me Kushtetutën e RVM-së”.

Në memorandum po ashtu nënvizohet se ka dëshmi për ekzekutim të mbi 20 mijë njerëzve gjatë periudhës 1944-46, të cilët ishin identifikuar si bullgarë dhe përfaqësonin elitën politike dhe intelektuale në ish-republikën socialiste të Maqedonisë. Mbi 100 mijë bullgarë kanë qenë të vrarë, burgosur, në ekzil apo edhe në kampe të koncentruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

BBC shkruan për Kosovën: Qeveria e ka shtyrë zbatimin e vendimit për targat mes tensionesh

Zhvillimet e mbrëmshme në Kosovë e kanë tërhequr vëmendjen e mediave të…

Vrasja që goditi UÇK-në, kush e tradhtoi Zahir Pajazitin?!

Hasan Zeneli, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çdo ditë e…

Gjermania kërkon të ulen tensionet, Berger: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel…

Zoki Kiçeec dhe penzionerja Liljana Todorovska sot janë marë në pyetje në Prokurorinë Themelore

Penzionerja Liljana Todorovska e cila është nënshkruese e projektit për qendrën europiane…

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sot përmes një konference për media, ftoi…