Pesë të dyshuar janë paditur në Bullgari në lidhje me një shpërthim vdekjeprurës me bombë në Stamboll më 13 nëntor, për të cilin autoritetet turke fajësuan luftëtarët kurdë të PKK-së dhe aleatët e tyre në Siri.

“Pesë persona janë akuzuar për ndihmën që i ofruan njëri prej autorëve të dyshuar të sulmit për të ikur”, tha Siyka Mileva, zëdhënëse e prokurorit të përgjithshëm të Sofjes.

Roli i tyre ishte “logjistik”, tha ajo, duke shtuar se prokuroria kishte kërkuar paraburgim për katër prej tyre.

Sipas stacioneve televizive lokale, tre ishin nga Moldavia dhe një nga një vend arab i paspecifikuar.

Gjashtë persona u vranë se 81 u lënduan në një shpërthim në një rrugë këmbësore në zemër të Stambollit më 13 nëntor.

Sulmi nuk është marrë përsipër në këtë fazë.

Deri më tani, 17 persona janë arrestuar në Turqi, përfshirë një grua 23-vjeçare e akuzuar për vendosjen e bombës në një stol në rrugën Istiklal.

Alham Albashir u arrestua në një apartament në një periferi të Stambollit dhe besohet se ka hyrë ilegalisht në Turqi nga Siria veri-lindore, sipas autoriteteve.

Ajo e pranoi krimin ndërsa ishte në paraburgim, thanë ata.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Anadoly, duke cituar raportin e policisë, ajo tha se për herë të parë ra në kontakt me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në vitin 2017 përmes ish të dashurit të saj dhe dyshohet se mbajti një lidhje me organizatën pasi u ndanë.

PKK dhe YPG (Njësitë e Mbrojtjes së Popullit), një milici kurde aktive në Siri dhe e akuzuar nga Turqia si e lidhur me PKK-në, kanë mohuar çdo përfshirje në sulm. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Murtezaj: Macron favorit në sondazhe, vizioni i tij që Kosova dhe rajoni të integrohen në Evropë

Qytetarët francezë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kreun…

Ish-zyrtari i lartë amerikan John Bolton, pranon se kishte planifikuar tentim puçet në shtetet tjera

John Bolton, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara dhe…

Millanov: “Terrorizmi, akuzë e gabuar për Grupin e Kumanovës”

Në Gjykatën e Apelit, në ditën e dytë janë duke u shqyrtuar…

Gjorçev: Maqedonia paguan çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Evropë

OBRM-PDUKM sot organizoi protestë të re kundër rritjes së çmimit të energjisë…

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë

Kosova ka vendosur sanksione të reja Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport…