Duke nisur nga ora 10:00 e paradites së të enjtes në ambientet e Presidencës është mbajtur ceremonia shtetërore e homazheve për ish-presidentin Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 56-vjeçare.

Në orën 12:00 arkivoli me trupin e pajetë të ish-kreut të shtetit shqiptar është nderuar jashtë ambienteve të Presidencës, teksa të pranishmit kanë mbajtur 1 minutë heshtje.

Pas nderimeve të fundit, trupi i ish-presidentit shqiptar është shoqëruar nga një kortezh mortor deri te Ura e Lanës e më pas do të përcillet për në varrezat e Sharrës në Tiranë.

2 qershori u shpall ditë zie kombëtare me vendim qeverie në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë.

Nishani ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore. Pak ditë më parë ai u nis drejt Gjermanisë për t’u kuruar nga një sëmundje e mushkërive, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.

Nishani fillimisht mori ndihmën mjekësore në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, u dërgua në Gjermani.

Bujar Nishani ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017.

Ai ka mbajtur edhe poste të rëndësishme në qeveri, si ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë./Euronews

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Podujevë: Hajnat hyjnë të armatosur në një shtëpi dhe përleshen me familjarët

Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë brenda një shtëpie…

Mbyllet reparti i Infektologjisë 2, në Kumanovë

Në Kumanovë u mbyll Reparti i Sëmundjeve Infektive 2, e pacientët që…

Filipçe: Ora policore mund të zgjatet edhe pas 20 prillit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në pyetjen e gazetarëve në lidhje me…

Aeroporti i Kukësit, fluturimi i parë më 18 Prill

Inaugurohet me një linjë direkte nga Londra Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat…

Komisioni Evropian nuk e komenton arrestimin e Katica Janevës

Komisioni Evropian tani për tani përmbahet nga komentet për rastin “Reket” dhe…