Britania do të dërgojë rreth 8 mije trupa ushtarake  në Evropën Lindore që sipas Ministrit te Mbrojtjes Ben Wallace,( Uallis) do demonstrojë solidaritetin dhe fuqinë, ndërkohe që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon.

Dislokimi britanik prej afro 8 mije trupave gjatë tre muajve të ardhshëm përbën angazhimin me te madh ushtarak britanik që nga koha e Luftës se Ftohtë.

Ato do marrin pjesë në manovrat e mëdha ushtarake te Nato-s dhe aleateve dhe do vendosen nga Finlanda deri në Maqedoninë e Veriut. Mbetet të shihet nëse këto trupa do vazhdojnë të mbesin në Evropën Lindore pas këtyre manovrave që me shume gjasa do zhvillohen më së shumti ne Poloni.

Një numër i madh tankesh dhe mbi 100 mjete të rënda luftarake do të dërgohen në shtete të ndryshme në kuadër të planeve të cilat marrin një rendësi të veçante ne kushtet e luftës ne Ukrainë dhe kërcënimeve ruse.

Këto trupa britanike do i bashkohen  mijëra trupave nga vendet e Nato-s dhe Forcës së Përbashkët të Ekspeditës nga aleatet, përfshi edhe vende si Danimarka, Islanda dhe Norvegjia.

Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace  ka deklaruar se “ Siguria e Evropës  kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme sesa sot”.

Ne manovra pritet te përfshihen hedhjet me parashute te trupave dhe lëshimin nga helikopterët transportues te tankeve luftarake sulmues Challanger2.

Qartazi këto dislokime synojnë frenimin e agresionit rus dhe Vladimir Putin nga hyrja në në një konflikt te ri .

Fuqitë perëndimore po tentojnë te demonstrojnë se  mbështetja dhe vendosmëria e tyre nuk është duke u zvogëluar.

Por e kundërta po ndodh, ndërkohë që konflikti në Ukraine hyn në muajin e trete, dhe sipas britanikeve ai mund te zgjasë me vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Theret me thikë një person në Pejë 41 minuta më parë

Një person është therur me thikë dje gjatë ditës në Pejë. Viktima…

Zvicra, shpëtimi i oligarkëve rusë, vjen reagimi nga SHBA

Zvicra, e cila i është bashkuar sanksioneve të BE-së, ka bllokuar asetet…

Teoria e Jeremiq: Vuçiq do të mbetet gjatë në pushtet nëse nënshkruan pavarësinë e Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, i cili tashmë…

Nga reper në zëvendësues të Thaçit/ Memli Krasniqi zgjidhet në krye të PDK

Arrestimi i ish krerëve më të lartë të UÇK-së nga Gjykata Speciale…

Osmani: 6.000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta për të votuar – të reagojë komuniteti ndërkombëtarë

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.…