Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka deklaruar se disa njësi të ushtrisë ruse kanë shkuar në Bjellorusi për t’u riorganizuar dhe për t’i rifurnizuar.
Në njoftim thuhet se kjo është një shenjë treguese për vështirësitë logjistike që i ka Rusia në Ukrainë.
“Rusia ka të ngjarë të vazhdojë të kompensojë aftësinë e saj të reduktuar të manovrimit tokësor përmes sulmeve masive të artilerisë dhe raketave”, thuhet në njoftim, shkruan BBC.