Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss ka thënë se forcat ruse duhet të largohen nga “e gjithë Ukraina”, gjë që përbën deklaratën më të qartë të synimeve të qeverisë britanike.

Fuqitë perëndimore po e kthejnë vëmendjen se si mund të përfundojë lufta në Ukrainë dhe çfarë duan ata pos një ndërprerjeje të armiqësive.

Në fjalimin e saj në Londër, Truss tha se Rusia duhej të largohet nga “e gjithë Ukraina”.

Kjo është deklarata më e qartë rreth synimeve të Britanisë së Madhe dhe nënkupton që forcat ruse duhet të largohen jo vetëm nga territoret e pushtuara në javët e fundit, por edhe nga ato zona që i kishte aneksuar tetë vjet më parë, si Krimea.

Jo të gjitha fuqitë perëndimore mund të ndajnë një objektiv kaq ambicioz, raporton bbc.

Sekretarja e Jashtme bëri gjithashtu të qartë se Perëndimi duhet të bëjë më shumë për të penguar agresionin e ardhshëm rus, duke shpenzuar më shumë për mbrojtjen dhe duke përdorur ndikimin e saj ekonomik për të përjashtuar Rusinë nga tregjet perëndimore.

Ajo tha se Perëndimi duhet të rrisë aftësitë mbrojtëse jo vetëm të Ukrainës, por edhe vendeve të tjera të kërcënuara, si Moldavia dhe Gjeorgjia.

Nëse Rusia do të ketë sukses, tha ajo, do të ishte “mjerim për të gjithë Evropën”. Fitorja për Ukrainën ishte një “imperativ strategjik” për Perëndimin, tha ajo.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pacientja vdes nga koronavirusi, sulmohet mjekja te “8 Shtatori”, disa të shoqëruar në polici

Ministri Venko Filipçe ka bërë të ditur se në spitalin “8 Shtatori”…

Sot takohen grupet e punës për përpilimin e ligjit të Prokurorisë Publike

Sot takohen grupet e punës për Ligjin e Prokurorisë Publike. Takimi vjen…

VMRO: LSDM do të pësojë debakël në zgjedhjet e ardhshme

“Paniku i LSDM-së po rritet çdo ditë. Karriera politike e Zoran Zaev…

BE dënon vendimin e Trumpit për të ndaluar fluturimet nga Evropa

Bashkimi Evropian tha të enjten se vendimi i presidentit të Shteteve të…

Ekzekutimi në Elbasan/ Kim thirrje Metës, Ramës e Bashës: Tregoni vetëpërmbajtje!

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë iu kërkon autoriteteve që të hetojnë sa…