Mbretëria e Bashkuar i ka furnizuar forcat ukrainase me mbi 4,000 sisteme kundërtanke për t’i ndihmuar “në rezistencën e tyre kundër agresionit rus”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Përmes rrjetit social Twitter, kjo ministri tha se pajisjet e dërguara ishin të tipit NLAW.

Ministria e Mbrojtjes po ashtu ka folur për atë që e ka përshkruar si “propagandë ruse”, që duket se i referohet imazheve të publikuara nga disa rusë që e kanë pyetur Sekretarin britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace, lidhur me pretendimet e programit të armëve bërthamore për Ukrainën, dhe duke sugjeruar se Mbretëria e Bashkuar nuk kishte furnizime të mjaftueshme me sisteme kundërajrore.

Por, Ministria e Mbrojtjes tha se “ka mjaftueshëm sisteme të armëve për të mbrojtur edhe sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar dhe për të mbajtur zotimet ndaj NATO-s”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ukraina thotë se ka vrarë edhe dy gjeneralë të tjerë rusë

Ushtria ukrainase pretendon se ka “eliminuar” dy gjeneralë të tjerë rusë gjatë…

Kosova, e katërta në Evropë me më së paku të vdekur për 100 mijë banorë

Me 22 të vdekur deri tash, Kosova është vendi i katërt në…

Stuhia hapësinore shkatërron 40 satelitë Starlink të Elon Musk

SpaceX ka humbur dhjetëra satelitë pasi ata u goditën nga një stuhi…

Biden dhe Putin takohen në Gjenevë

Presidenti Amerikan Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin mbërritën në një…

Të shtëna në Shkup! Pas sulmit fizik, 28-vjeçari qëlloi me armë drejt një personi

Miniatria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate, gjegjësisht në…