Industria ruse e mallrave luksoze është e fundit që është vënë në shënjestër të sanksioneve të reja të Mbretërisë së Bashkuar të marra sot ndërsa qeveria britanike ka vendosur një ndalim për importet e havjarit dhe produkteve të tjera të shtrenjta.

Gjithashtu do të ndalohet importi i argjendit dhe produkteve të drurit nga Rusia, ndërsa tarifat do të rriten me 35 për qind për diamantet.

Kjo do të thotë se vlera totale e sanksioneve për mallrat është më shumë se një miliard funte (1.2 miliard euro), raporton reuters.

Masat synojnë të shkaktojnë dëme maksimale ndaj regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin, duke reduktuar burimet dhe fondet që i nevojiten për të vazhduar pushtimin e Ukrainës.

Sanksionet e reja janë si shtesë e paketës tashmë ekzistuese të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga Britania e Madhe, e cila konsiston në masa të ndryshme që ndalojnë importin e produkteve, nga vodka deri te plehrat.

Ndryshe, Banka Botërore ka njoftuar se shteti rus ka shkaktuar dëme materiale në Ukrainë në vlerë të 60 miliardë dollarëve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Një viktimë dhe 10 raste të reja me Covid-19, shërohen 5 pacientë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi…

Numri i të vdekurve nga sulmi ajror në bazën ushtarake në Lviv arrin në 35

Numri i personave të vrarë në sulmin ajror në bazën ushtarake në…

Ukraina po bën gjithçka që të shpëtojë ushtarët e mbetur në Azovstal – rusët duan t’i marrin në pyetje 

Ukraina po “bënë gjithçka” që të shpëtojë luftëtarët e mbetur të ngujuar…

Gjenerali amerikan paralajmëron: Është e paqartë se si Rusia mund të reagojë ndaj ‘pengesave’ në Ukrainë

Gjenerali i lartë amerikan ka paralajmëruar se është ende e paqartë se…

Zelensky: Nuk do të heqë dorë nga territori në lindje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina nuk është e gatshme të…