Në Britani të Madhe sot pritet të shënohet dita më e nxehtë e vitit, temperaturat parashikohet të arrijnë 40 gradë celsius për herë të parë, duke detyruar kompanitë e trenave të anulojnë shërbimet dhe autoritetet shëndetësore të vënë në gatishmëri më shumë ambulanca.

Pjesa më e madhe e Evropës po përballet me një valë të të nxehtit, si pasojë në disa rajone kanë shpërthyer zjarre në shtetet si Portugalia, Spanja dhe Franca.

Qeveria e Britanisë e ka përhapur një alarm kombëtar, pasi temperaturat parashikohej të kalonin 38.7C, maksimalen që është regjistruar atje në vitin 2019.

“Ne kemi 48 orë të vështira që vijnë,” tha për BBC Kit Malthouse, një ministër përgjegjës për koordinimin e qeverisë.

Rrjeti i metrosë nëntokësore të Londrës vendosi kufizime të përkohshme për të hënën dhe të martën, që do të thotë se do të ketë shërbim të reduktuar të udhëtimeve që zgjasin më shumë se normalja. Ai u bëri thirrje udhëtarëve që të udhëtojnë vetëm nëse është e nevojshme.

Rrjeti kombëtar hekurudhor gjithashtu u bëri thirrje pasagjerëve të qëndrojnë në shtëpi dhe tha se disa shërbime nuk do të funksionojnë gjatë së martës.

Disa shkolla do të mbyllen më herët se zakonisht të hënën.

Agjencia e Sigurisë së Shëndetit (UKHSA) ngriti paralajmërimin për shëndetin si pasojëe e nxehtësisë për të hënën dhe të martën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

VV-LDK dakordësi programore

Koalicioni Vetëvendosje-LDK në Kosovë po njëson programin qeverisës për katër vitet e…

Gjykata e Ukrainës urdhëron arrestimin e ish-presidentit Viktor Yanukovych, që akuzohet për tradhti dhe afërsinë me Putinin

Gjykata e Ukrainës ka urdhëruar arrestimin e ish-presidentit Viktor Yanukovych, i cili…

Maqedoni, nëna e ka shitur vajzën 14 vjeçare për prostitucion, për të larë borxhet ndaj kamataxhive

Një rast i tmershem është denoncuar ne policinë e Maqedonisë në Shtip.…

Remenski: Nuk kam kërkuar takim me Boki 13

Para disa minutave ka përfunduar marrja në pyetje e deputetes së LSDM-së…

3885 raste aktive me koronavirus në Maqedoni, gjithsej 419 të hospitalizuar

Gjithsej 241 raste të reja pozitive në Kovid-19 janë regjistruar gjatë 24…