Britania e Madhe nga njëra anë vendosi një ndalim të eksporteve në Rusi në të gjithë sektorin e shërbimeve, nga ana tjetër 63 individë dhe institucione ruse iu shtuan listës së sanksioneve.

Qeveria britanike njoftoi se me këto vendime, qasja e Rusisë në shërbimet e konsulencës së menaxhimit, kontabilitetit dhe marrëdhënieve me publikun e Britanisë së Madhe do të ndërpritet.

Duke bërë një deklaratë mbi këtë temë, Ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss tha se ka përfunduar koha kur bënim biznes me regjimin e Putinit, raporton theguardian.

“Ndërsa të bësh biznes me regjimin Vlarimit Putinit ka përfunduar moralisht, vazhdimi i tij ndihmon gjithashtu në financimin e makinës së luftës që shkakton dhimbje në të gjithë Ukrainën. Ndërprerja e marrëdhënieve të Rusisë me shërbimet e Britanisë do të shkaktojë më shumë presion mbi Kremlinin, gjë që do ta bëjë Putinin të dështojë në Ukrainë”.

Theksojmë se Bashkimi Evropian i ka vendosur sanksione të reja shtetit rus dhe disa prej oligarkëve që mbështetin Putinin.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar sot se SHBA-ja do të vendos sanksione shtesë për Rusinë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Trupat e gjetur në Gaza, shkaku i vdekjes nga gazi toksik

Autopsitë u kryen mbi trupat në spitalin Al-Shefa në qytetin e Gazës,…

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s: Reali, City dhe Chelsea do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve të premten

Lajmi për formimin e Superligës Evropiane e ka shokuar botën e futbollit.…

Ndalimi i fluturimeve nga BE, avioni rus devijim 15 mijë km për të marrë diplomatët rusë të dëbuar nga Greqia e Spanja

Një aeroplan i dërguar nga Moska për të marrë diplomatët rusë të…

LVV: Kryeministri i paligjshëm shkoi për njohje reciproke, e u kthye me shumë dëme për Republikën

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë sot se kryeministri, Avdullah Hoti, siç e quajnë…

Vonesa e vaksinave kundër Covid-19, opozita fajëson Zaevin dhe Filipçen

Ndërsa i gjithë rajoni po vaksinohet, vetëm në Maqedoni pushteti gënjen me…