Mbretëria e Bashkuar do të bëjë thirrje për sanksione më të ashpra kundër Rusisë
Kjo është bërë e ditur nga zyra e jashtme e këtij shteti, raporton Sky News.
Sektretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss do të udhëtojë në Poloni për të kërkuar veprime më të ashpra kundër agresionit rus.
“Putin ende nuk ka treguar se është serioz për diplomacinë. Një qasje e ashpër nga Britania dhe aleatët tanë është jetike për të forcuar dorën e Ukrainës në negociata. Ne do të bëjmë më shumë për të rritur presionin ndaj Rusisë dhe do të vazhdojmë t’i shtyjmë të tjerët të bëjnë më shumë”, ka thënë ajo.