Ekstradimi i themeluesit të Wikileaks, Julian Assange në SHBA është miratuar nga Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel. Lajmi bëhet i ditur nga BBC, që shton se Assange ka 14 ditë për të apeluar vendimin.

Në vendim thuhet se gjykatat në Mbretërinë e Bashkuar dolën në përfundimin se ekstradimi nuk do të ishte “i papajtueshëm me të drejtat e tij njerëzore” dhe se në SHBA “ai do të trajtohet siç duhet”.

Ai kërkohet në SHBA për rrjedhjen e dokumenteve në vitet 2010 dhe 2011.

Assanga ka qenë në burg që kur u nxor nga ambasada e Ekuadorit në Londër në vitin 2019 dhe u arrestua nga policia britanike, pasi Ekuadori tërhoqi statusin e azilit.

Në një reagim për vendimin e marrë këtë të premte nga autoritetet në Britani, Wikileaks tha se ishte një “ditë e errët për lirinë e shtypit dhe demokracinë britanike”.

Vendimi “nuk është fundi i luftës”, postoi Wikileaks në Twitter, duke thënë se do ta apelonte vendimin.

Në maj 2019, ndërsa po vuante një dënim me burg në Mbretërinë e Bashkuar për shkelje të lirisë me kusht, Departamenti i Drejtësisë Amerikane ngriti 17 akuza kundër Assange për shkelje të Aktit të Spiunazhit, duke pretenduar se materiali i marrë nga Wikileaks rrezikonte jetë.

Ekipi ligjor i Assange pretendoi se dokumentet e klasifikuara të publikuara nga Wikileaks, të cilat lidheshin me luftërat në Irak dhe Afganistan, ekspozonin padrejtësitë e SHBA-së dhe ishin në interesin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dhjetë vite burg për serbin që dhunoi seksualisht një shqiptare gjatë luftës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin…

El Cheka rreth investimeve ruse gjatë pushtetit VMRO-BDI

El Cheka: AMBASADORI RUS DHE AI MAQEDONDuke biseduar për bizneset dhe larjet…

Industria e veturave në Evropë është duke ngecur

Jens Wagner ka punuar në panairin e veturave në Frankfurt të Gjermanisë…

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar tani nga Ukraina për…

Filipçe: Gjatë festës së Bajramit dhe Pashkëve propozojmë të mos ketë orë policore

Vaksinimi po rrjedh mirë këtu në Sallën A1 Arena në Boris Trajkovski.…